Deputetja Spahiu bën bilancin: Mbi 600 mjekë e 2400 infermierë pjesë e sistemin shëndetësor në 2 vitet e fundit

Deputetja e Partisë Socialiste, Klodiana Spahiu e cila ka punuar për një kohë të gjatë dhe si mjeke kardiologe nëprmjet një statusi në rrjetet sociale ka bërë me dije për të gjithë ndjekësit e saj se më shumë se 600 mjekë dhe mbi 2400 infermierë, janë bërë pjesë e sistemit shëndetësor publik vetëm 2 vitet e fundit.

Spahiu shkruan në statusin e saj që përzgjedhja është realizuar përmes një procesi transparent përmes platformave dixhitale jashtë politikës e tarafeve që e mbajtën peng për çerekshekulli shëndetësinë tonë.

Deputetja ka vënë dhe një herë në pah rritjen që do pësojën rrogat e mjekëve dhe infermierëve për të cilën u shpreh kryeministri Rama./Jo.Be/Fjala.al

Postimi i plotë e deputetes Klodiana Spahiu: 

? Më shumë se 600 mjekë dhe mbi 2400 infermierë, janë bërë pjesë e sistemit shëndetësor publik vetëm 2 vitet e fundit, falë një procesi transparent përzgjedhjeje përmes platformave digjitale, jashtë politikës e tarafeve që e mbajtën peng për çerekshekulli shëndetësinë tonë.

? Lajm i mirë për ta e kolegët e tyre, se shumë shpejt të gjitha bluzat e bardha do të kenë rritjen më të madhe të pagave në historinë e tyre ?‍⚕️?‍⚕️

***
#Mjeke.shendetesia.gov.al
#infermierepershqiperine.al