“Hero i Maqedonisë dhe djali i princit të Shqipërisë”, zbulohet portreti i panjohur i Skënderbeut. Autor një bullgar dhe një gafë në diçiturë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazment Kapllani është një studiues i njohur shqiptar që pasi jetoi shumë vite në Greqi tashmë jeton në ShBA. Ai njihet për zbulime dhe studime interesante për artin, kulturën, historinë e letërsinë. Së fundi, Kapllani ka bërë një zbulim vërtetë të bujshëm.

Ai ka shtënë në dorë një portret të një piktori bullgar që jetoi gjatë shekullit të 19-të dhe që lëvroi artin modern të Rilindjes duke qenë nxënës I piktorit të madh Italian Raffaelo Ceccoli. Quhet Dimitar Georgiev Dobrovich dhe kishte studiuar për pikturë dhe teori arti në Itali.

Ajo që është për tu diskutuar në këtë pikturë është diçitura e shkruar po prej tij. Dobrovich shkruan se personi në pikturë është Gjergj Kastrioti, hero i madh i Maqedonisë që lindi në 1404, ishte djal i Gjon Kastriotit, princit të Epirit dhe të Shqipërisë. Dovrovich mund të jetë piktor i mirë modern sipas kritikëve, por historinë e paska njohur shumë pak dhe me kundërshti që të bëjnë të qeshësh.

Se si mund të ishte Gjergj Kastrioti njëkohësisht hero i Maqedonisë ndërsa i ati princ i Shqipërisë, vetëm piktori bullgar modern mund ta shpjegonte. Gjithsesi proterteti, nga kritikët e pikturës vlerësohet i arrirë. Shikojeni dhe shijojeni Heroin Kombëtar të Shqipërisë! Më poshtë statusi i Gazmend Kapllanit.

Gazmend Kapllani

Portrait of the Albanian national hero George Kastriota Skanderbeg (Gjergj Kastrioti Skenderbeu) by the first Bulgarian modern painter Dimitar Georgiev Dobrovich (1816 – 1905).
He studied painting and theory of art in Italy.

Under the portrait Dobrovich has ëritten in Italian: “Giorgio Kastriota the great hero of Macedonia ëho ëas born in 1404 son of Giovani Kastriota The Prince of Epirus and Albania”. /Ra.My.Fjala.al/

Lexo edhe :  Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

Të fundit

Ja disa mënyra se si të gjesh emra të përsosur për bebusha

Sot, ka miliona emra, por si ta gjesh të duhurin për fëmijën tënd, për nipin, mbesën, fëmijën e shoqes...

Po nuk ndryshuat, do jeni knock out me zgjedhjet e Tiranës!

Ben Andoni Do jetë e vështirë që kryeministri Rama pas këtij pushteti të madh të ardhur pas zgjedhjeve 2025 për të ruajtur një status quo...

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Formula 1, makina shpërbëhet si të ishte prej kartoni

Provat zyrtare në Çmimin e Madh të San Marinos në Formula 1 kanë regjistruar disa momente antkhi në tribuna, pas një aksidenti drithërues. Juki Tsunoda...

Tornado dhe stuhi të fuqishme godasin SHBA/16 viktima dhe mbi 700 mijë banesa pa energji

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e tornadove dhe stuhive të fuqishme që përfshinë pjesën qëndrore të Shteteve të Bashkuara nga...

‘SPAK kontrolloi disa lokale para zgjedhjeve’/Kandidati socialist në ‘telashe’nga hetimet

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka dhënë një analizë të thelluar mbi zgjedhjet e fundit, duke theksuar se procesi nuk...

Lajme të tjera

Web TV