OKB feston 75-vjetorin në mënyrë virtuale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot është 75-vjetori i Kombeve të Bashkuara, ndërkohë akiviteti për kë ditë u zhvilluar kryesisht online.

Presidenti amerikan, Donald Trump nuk do ti drejtohet organizatës këtë përvjetor edhe pse ishte e planifikuar si vizitë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri thirrje për bashkëpunim më të madh ndërkombëtar përballë sfidave globale.

“Sot kemi një tepricë të sfidave shumëpalëshe dhe një deficit të zgjidhjeve shumëpalëshe”, theksoi Gutteres.

“Fatkeqësitë klimatike po afrohen, biodiversiteti po shembet, varfëria po rritet përsëri, urrejtja po përhapet, tensionet gjeopolitike po përshkallëzohen,… pandemia e Covid-19 ka ekspozuar brishtësinë e botës. Ne vetëm mund ta përballojmë së bashku këtë”, shtoi ai.

Duke folur personalisht në sallën e praruar të Asamblesë së Përgjithshme në Nju Jork, kreu i Kombeve të Bashkuara vlerësoi gjithashtu arritjet e institucionit, i cili u krijua në vitin 1945, pas Luftës së Dytë Botërore.

“Asnjëherë në historinë moderne nuk kemi kaluar kaq shumë vite pa një konfrontim ushtarak midis fuqive të mëdha”, tha Guterres.

Udhëheqësit botërorë adresuan ngjarjen e nivelit të lartë përmes fjalimeve të regjistruara paraprakisht në video për shkak të pandemisë së koronavirusit, një format që çoi ekspertin e OKB Richard Gowan të parashikonte “një festë mjaft të zymtë të ditëlindjes për Kombet e Bashkuara”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si vendi pritës i Kombeve të Bashkuara, ishin folësit e parë midis shteteve anëtare. Megjithëse Trump u përfshi në axhendën e OKB, ai papritur nuk do i drejtohet samitit.

Në vend të tij, foli zëvendëspërfaqësuesja amerikane në OKB, Cherith Norman Chalet i cila kritikoi rezistencën ndaj reformave, mungesës së transparencës dhe cënueshmërisë ndaj regjimeve autokratike.

“Për administratën Trump, ky përvjetor është një kohë e rëndësishme për të festuar arritjet e shumta të Kombeve të Bashkuara, por me rezerva, pasi ky organ i rëndësishëm duhet t’i shërbejë qëllimit të tij të synuar”, theksoi Chalet.

Lexo edhe :  Shpëtohet turisti francez pranë Gjipesë në Himarë

Trump, i cili shpesh ka kritikuar OKB-në, është gati të trajtojë debatin e përgjithshëm vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të saj përmes video-konferencës së ditës së sotme. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Yje dhe gjeopolitikë, Putin “zbret” në festivalin e Venecias

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit...

Shkrumbohet pallati në Peshkopi, evakuohen në kohë banorët

Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të Peshkopisë, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve...

Lufta e Drezdenit, Bonaparti i shkakton Aleancës 38 mijë humbje

26–27 gusht 1813 Pas disfatës së tij në fushatën ruse të vitit 1812, Napoleon Bonaparti u përball me një koalicion të ri europian. Austria, Rusia,...

Horoskopi ditor, 27 Gusht 2025

Dashi Ambient mjaft i ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me afër se kurrë me partnerin tuaj dhe do kuptoheni...

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet ka përplasur një këmbësore që...

Lajme të tjera

Web TV