Presidenti Meta vlerëson Ambasadoren Vasak: Promovoi traditat tona më të mira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi Ambasadoren e Republikës së Francës, Znj. Christina Vasak me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”.

Në ceremoninë e dekorimit, ku ishin të pranishëm diplomatë, Avokati i Popullit, përfaqësues të të gjitha forcave politike dhe shoqërisë civile, artistë e intelektualë të shquar, Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi rolin e ambasadores. Gjatë kësaj kohe- vazhdoi Meta, znj.Vasak u shqua për dinamizmin e saj në nxitjen dhe në forcimin e gjithanshëm të raporteve midis dy vendeve tona mike.

“Ajo sigurisht do të kujtohet edhe për promovimin e turizmit dhe traditave tona më të mira”, veçoi ai. Sipas Metës, “kemi besim të plotë që edhe pas largimit të saj nga Shqipëria ajo do të mbetet një ambasadore e vlerave shqiptare kudo që ajo do të ndodhet”.

Fjala e plotë e Presidentit Meta:

“Kam kënaqësinë e veçantë të organizoj sot këtë ceremoni për një mike të veçantë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë.

Ambasadore Vasak nuk ka shumë nevojë për prezantime, pasi ajo është e njohur për publikun shqiptar por dhe në mjedisin diplomatik në Tiranë, si një zonjë e nderuar dhe e pajisur me mirësinë dhe fisnikërinë e qytetarisë franceze, sigurisht dhe asaj europiane, por edhe si një profesioniste e klasit më të lartë.

Znj.Vasak erdhi në Shqipëri pas disa postesh të rëndësishme në trupin diplomatik francez dhe organizata  ndërkombëtare, me një përvojë të gjatë në diplomaci, dëshmi e rëndësisë që vendi i saj i jep marrëdhënieve me Shqipërinë, për çka ne i jemi shumë mirënjohës autoriteteve më të larta të Francës.

Marrëdhëniet historike e tradicionalisht shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Francës kanë rëndësi shumë të madhe për ne, në mënyrë të veçantë në këtë periudhë, edhe për vetë peshën e Francës në Bashkimin Europian, por edhe për synimet strategjike të vendit tonë për t’u bërë pjesë e Europës së bashkuar.

Ne i jemi mirënjohës Francës për të gjithë mbështetjen në procesin e integrimit evropian, por edhe për kontributin në paqëtimin dhe stabilizimin e rajonit tonë. Gjatë kësaj kohe, kur znj.Vasak shërbeu si ambasadore e Francës, u shqua për dinamizmin e saj në nxitjen dhe në forcimin e gjithanshëm të raporteve midis dy vendeve tona mike. Ajo sigurisht do të kujtohet edhe për promovimin e turizmit dhe traditave tona më të mira.

Lexo edhe :  Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e 24 orëve të fundit

Ne kemi besim të plotë që edhe pas largimit të saj nga Shqipëria ajo do të mbetet një ambasadore e vlerave shqiptare kudo që ajo do të ndodhet.

Kristinën e vlerësoj për sinqeritetin dhe drejtësinë e gjykimit dhe vlerësimit, si diplomate që respekton, në rradhë të parë, institucionet e vendit pritës, që ndihmon pa asnjë përpjekje për të diktuar, apo marrë protagonizëm të pa merituar. Përveç profesionalizmit, një vlerë e saj është edhe thjeshtësia, ndaj e vlerësojmë si një mike të dashur dhe të besueshme për të gjithë. Jam i gëzuar që me jepet rasti, që të shpreh mirënjohjen për Ambasadoren e nderuar dhe miken tonë të veçantë, duke i akorduar: Titullin e lartë për ‘Merita të Veçanta Civile’.

Më lejoni t’i uroj Ambasadores Vasak sa më shumë suksese në të ardhmen dhe shpreh bindjen që Shqipërinë, vlerat dhe bukurinë e saj, Christina kurrë nuk do t’i harrojë.

Jam i sigurtë se do të gjejë kohë të vijë të na vizitojë sërish, pasi ajo e njeh tashmë mikpritjen tonë dhe e di fare mirë se derën e shqiptarëve do ta ketë gjithnjë të hapur. Suksese znj.Vasak në të ardhmen dhe mbarësi marrëdhënieve shqiptaro-franceze”, u shpreh Kryetari i Shtetit.

Ambasadorja franceze Sh.S.Znj. Christine Vassak shprehu mirënjohjen  dhe kënaqësinë e saj për vlerësimin nga ana e Presidentit Meta si edhe siguroi se do të vazhdojë edhe në të ardhmen të promovojë vlerat më të mira të Shqipërisë.

Diplomates franceze, ky vlerësim ju akordua me motivacionin: “Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e rëndësishëm diplomatik, në forcimin e marrëdhënieve mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Franceze, si dhe në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore mes dy popujve tanë dhe mbështetjen e vyer në procesin e integrimit evropian të vendit tonë”.

Pa.Va/Fjala.al

 

 

 

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV