Rikthehet Loredana, vjen me ndryshim drastik

Këngëtarja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, është rikthyer në rrjetet sociale pas një pause.

24 vjeçarja njoftoi për albumin e ri dhe zbuloi se flet për muajt e fundit të jetës së saj.

“Kam dashur të them diçka por nuk më kanë lejuar të them asgjë. Kjo fjali nuk është thjesht një rresht, por përshkrimi i jetës time në 18 muajt e fundit.

Dëgjoni muzikën dhe do të kuptoni historinë time. #Medusa”, shtoi ajo në videon e ndarë me fansat.

Krijuesja e shumë hiteve bëri një transformim të madh në dukje, duke u kthyer në zeshkane.

“Sot 23:59”, shkroi ajo referuar këngës së re në imazhet e reja – ku shfaqet e veshur tërësisht në të zeza. Ka.Li/fjala.al