Gjykata vendos sekuestrimin e 40% të pasurive të Klemend Balilit, i kalojnë shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendos sekuestrimin e 40% të pasurive të Klemend Balilit i njohur si Eskobari i Ballkanit dhe vëllait të tij Bashkim Balili, të cilat i kalojnë shtetit.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në përcaktimet e ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurive”, (i ndryshuar), ka kryer hetim financiar mbi pasuritë e shtetasve Kelmend dhe Bashkim Balili, si dhe të shoqërisë “Balili & Co” shpk.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, pas kërkesës për konfiskim të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme për konfiskim, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr.18, datë 21.09.2020, vendosi :

-Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit në pjesë ideale 40% të pasurive si më poshtë:

-Truall me sipërfaqe 11.994 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % CO” sh.p.k.

-Objekti “Ish – Kampi i Pushimit të Punëtorëve, 4 + 1 kate, me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % Co” sh.p.k.

-Truall me sipërfaqe 1716.91 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % Co” sh.p.k.

-Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit në pjesë ideale 40% të pasurive të ndodhura në qytetin e Sarandës në emër të shtetasit Bashkim Balili si më poshtë:

-Apartament me sipërfaqe 53.5 m2

-Apartament me sipërfaqe 67 m2

-Apartament me sipërfaqe 91 m2

-Apartament me sipërfaqe 52.5 m2

-Apartament me sipërfaqe 57 m2

-Apartament me sipërfaqe 52.5 m2

-Apartament me sipërfaqe 57 m2

-Apartament me sipërfaqe 67 m2

Lexo edhe :  Pushoi hetimet për inceneratorin e Elbasanit, prokurori çohet në riedukim

-Apartament me sipërfaqe 42.5 m2

-Apartament me sipërfaqe 67 m2

-Apartament me sipërfaqe 42.5 m2

-Njësi me sipërfaqe 120 m2

-Apartament me sipërfaqe 42.5 m2

-Apartament me sipërfaqe 42.5 m2

-Apartament me sipërfaqe 66 m2

-Apartament me sipërfaqe 67 m2

-Apartament me sipërfaqe 72.5 m2

Për administrimin dhe përdorimin e pronave të konfiskuara gjykata ka ngarkuar Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Meta i drejtohet Biden përmes medies amerikane: Mos harroni Shqipërinë dhe rajonin

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një interviste për medien amerikane Fox News, i ka kërkuar presidentit...

“Rrënimi nis te shitja e votës”/ Gjekmarkaj nuk ndal sulmet nga Kukësi

Nënkryetari i Rithemelimit Agron Gjekmarkaj, e nisi fjalën e tij nga takimi me demokratë në Kukës, duke u kërkuar ndjesë për trazimet që “politikanët...

Grabitën turistët italianë, Vlora Marina mbulon vlerën e vjedhur

Vlora Marina është ofruar vullnetarisht që të mbulojë vlerën prej 2 500 € që i janë vjedhur turistëve italianë në Vlorë dy ditë më...

Analiza/ 2.3 miliardë euro nga Diaspora tek ne?

Nga Fatos Çoçoli  Sot, të 5 mijë e 141 vendet e uljes në Stadiumin Olimpik “Galatsi” në Athinë ishin mbushur si kurrë më parë, me...

A shkakton ankthi ëndrra të këqija? Ja ç’thonë psikologët

Ndodh që ëndrrat e këqija pasqyrojnë gjërat që keni përjetuar gjatë ditës apo ngjarje në botën reale. Por, duket se këto ëndrrat mund të...

Lajme të tjera

Web TV