Trajleri përplas biçikletën, humb jetën 55-vjeçari në Laç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Laç-Patok ku një traljer ka përplasur për vdekje një person. Ka ndërruar jetë drejtuesi i një biçiklete 55-vjeçari me iniciale D.F

Sipas burimeve paraprake në aksident janë përfshirë  dy automjete dhe një biçikletë./Jo.Be/Fjala.al

NJOFTIMI 

 

Kurbin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Laç-Patok, mjeti me drejtues shtetasin A.Gj., është përplasur me mjetin me drejtues A.K.,si dhe është përfshirë në aksident dhe një biçikletë me drejtues shtetasin D.F.,55 vjeç, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.