U kap me dy pistoleta, Gjykata lë në arrest shtëpie Fjolla Morinën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata ka marrë vendimin për arrest shtëpie për këngëtaren kosovare, Fjolla Morina e cila u kap me dy pistoleta me vete ndërsa kalonte kufirin e Morinës për të hyrë në territorin shqiptar.

Këngëtarja u paraqit mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Kukësit e cila shtyu seancën nga ora 08:20 për në 13:30. Për ti shpëtuar burgut, këngëtarja tha se ishte dy muajshe shtatzënë duke falsifikuar ekon e shtatzënisë kur pasi u mësua mashtrimi, doktori që i bëri ekon u arratis nga Kosova.

Në gjyq u paraqitën edhe dy shoqëruesit e saj që ndodheshin me të në makinë, biznesmeni 29-vjeçar me origjinë nga Gjilani që jeton në Belgjikë, Fisnik Syla dhe Fitim Muji, shoferi personal i Fjolla Morinës.

Këngëtarja, e cila u kap më 19 shtator në Morinë, tha se nuk e dinte që kishte dy pistoleta me vete në çantë. Para hetuesve, Fjolla Morina është shprehur se pistoletën ia kishte bërë dhuratë një miku i saj nga Gjermania i cili nuk jeton më./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

“Djalë ke 2 orë që gënjen”, sherr e fyerje mes Erion Alibej dhe Plarent Dervishaj në gjyq

Seanca e radhës gjyqësore ku ka dëshmuar i penduari i drejtësisë Erjon Alibej, është shoqëruar me tension dhe përplasje...

“Nesër arrin kulmi i vapës”/ Sinoptikania jep paralajmërimin e fortë: Ja çfarë na pret

Nesër pritet të jetë edhe dita më e nxehtë për këtë verë deri më tani, me temperatura që ngjiten deri në 41 gradë C. “Nesër...

Urim i veçantë për ditëlindje/ Rama publikon këngën e krijuar me Inteligjencë Artificiale

Në ditën e 61-vjetorit të lindjes së Kryeministrit Edi Rama, Akademia Politike e Partisë Socialiste ka zgjedhur një mënyrë kreative për ta uruar liderin...

Në një epokë krizash ekonomike dhe reagimesh populiste, na nevojitet – Marksizmi

Për t’u çliruar nga sundimtarët tanë teknofeudalë, duhet të mendojmë si Karl Marksi. Korporatat duan të plaçkisin edhe trurin tonë, por ne mund ta...

Zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës?/ Zbardhen detaje nga takimi në selinë rozë

Edi Rama mbërriti paraditen e kësaj të enjteje, në selinë e PS nga ku ka marrë një tufë me trëndafila të kuq për 61...

Lajme të tjera

Web TV