Vërshoi si skifter mes maqedonasve, “heroi” i shqiptarëve ka një mesazh për të gjithë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me flamurin kuq e zi dhe i hipur në një motor Harley, Adnan Abdulla, është bërë një ndër figurat më të përfoluara këto ditë mes shqiptarëve.

Kjo, për shkak të një video që të afërmit e tij regjistruan në Shkup në momentin që ai ndaloi motorin e tij dhe doli përballë një grupi të rinjsh sllavë që brohorisnin në kor “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”

Ky reagim bëri që të rinjtë të ndalin korin dhje të largoheshin. Nga ana tjetër, Adnan Abdulla ka një mesazh për të gjithë. Ja çfarë shkruan ai:

“Deklaratë dhe sqarim për opinion!

Unë Adnan Abdulla dua edhe një herë të sqaroj opinionin se rasti me grupin e tifozëve të futbollit që bënin thirrje nacionaliste në lagjen Gjorce Petrov kur unë isha duke kaluar si dasmor në ato momente, nuk ka të bëjë aspak me incident apo me ndonjë konflikt eventual, personalisht kam ndërhyrë vetëm që të parandaloj një situatë më dramatike e cila ka pasur mundësi të ndodhë duke ditur se aty kalonin dasmorë ku kishte gra dhe fëmijë me një qëllim të vetëm njerëzor që ti largoj dhe parandaloj ndonjë situatë të palakmueshme.

Ju bëj thirrje të gjitha partive politike dhe mediave elektronike që të kenë kujdes dhe të mos keqpërdorin emrin tim lidhur me ngjarjet në Lagjen Petrov sepse veprim i imi ka qenë human dhe njerëzor dhe nuk ka kurrfarë motive tjera.

Gjithashtu ju bëj thirrje organeve kompetente që janë përgegjese per mbajtjen e rendit publik që të ndërmarrin masa në parandalimin e situatave të këtillë në të ardhmen sepse të gjithë në jemi qytetarë të këtij vendi dhe bashkëjetesa në këtë shtet është i patjetërsueshëm./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Videoja pas ngjarjes në Volos: vajza shqiptare sheh gjakun e nënës në shtëpi

 

Të fundit

Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale

Pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik, Ministria e Ekonomisë ka miratuar rregullat e reja për rekrutimin...

Yje dhe gjeopolitikë, Putin “zbret” në festivalin e Venecias

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Shkrumbohet pallati në Peshkopi, evakuohen në kohë banorët

Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të Peshkopisë, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve...

Lufta e Drezdenit, Bonaparti i shkakton Aleancës 38 mijë humbje

26–27 gusht 1813 Pas disfatës së tij në fushatën ruse të vitit 1812, Napoleon Bonaparti u përball me një koalicion të ri europian. Austria, Rusia,...

Horoskopi ditor, 27 Gusht 2025

Dashi Ambient mjaft i ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me afër se kurrë me partnerin tuaj dhe do kuptoheni...

Lajme të tjera

Web TV