“2020 do të jetë i zymtë” Profecitë që shënjestrojnë këtë vit nga Nostradamusi te Baba Vanga

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që prej librit të tij të parë të botuar në vitin 1555, interesi për parashikimet e Nostradamusit ka qenë përherë i lartë; nisur nga fakti që shumë prej profecive të tij kanë rezultuar të vërteta.

Nga shembja e kullave binjake te revolucioni francez, nga bomba atomike te vrasja e Kenedit apo zbarkimi në Hënë.

Për vitin e ardhshëm, 2020 Nostradamusi ka parashtruar plot 7 profeci kryesore, pëefshi edhe atë për një semundje që do ta kishte zanafillën nga Kina, duke iu referuar koronavirusit.

Ndonëse këto parashikime nuk kanë asnjë bazë shkencore mbetet interesante të shihet se çfarë ka menduar Nostradamusi se do të ndodhë.

Ai parashikon katastrofa të shumta natyrore, rritje të shpejtë të temperaturave, shkrirje të akullnajave, rritje të nivelit të deteve, stuhi dhe përmbytje. Po kështu recesion ekonomik botëror, një konflikt të mundshëm që do të përfshijë mbarë globin (i treti në histori) si dhe fundin e mbretërimit të Elizabetës II në Angli.

7 profecitë e Nostradamusit për vitin 2020 :

Lufta e Tretë Botërore

Vritet Putini, Trumpi vdes (sëmundje misterioze)

Krizë ekonomike

Fundi i mbretërimit të Elizabetës II

Zbarkim i ri në Hënë

Katastrofa natyrore

Një Papë i ri

Baba Vanga ose si njihet ndryshe “Nostradamusi i Ballkanit”, është gruaja e verbër që lindi në Bullgari dhe është bërë e famshme për shkak të fuqive të supozuara profetike.

 Disa nga profecitë e saj janë aktualisht duke ndodhur në planet ndërkohë që profesori Georgi Lozanov, i cili analizoi gjithë veprën e saj në detaje të hollësishme ka zbuluar se 80% e parashikimeve të saj janë realizuar.

Baba Vanga filloi të merrte famë e të njihej në vitin 2000 kur thuhet se ka parashikuar fundosjen e nëndetëses ruse Kursk.

Lexo edhe :  “Porta e Ferrit” do të shuhet: Nga katastrofë mjedisore në atraksion

Që atëherë, ndjekësit e Baba Vangas pretendojnë se ajo parashikoi sulmin e terrorit të 11 shtatorit, cunamin katastrofik 2004 dhe zgjedhjet e vitit 2008 të presidentit Barack Obama.

Ajo çfarë i tremb më shumë studiuesit është se ajo ka parashikuar fundin e botës në vitin 2020. Ajo nuk e specifikoi sesi bota do të merrte fund ose në çfarë forme do të vinte apokalipsi.

Sepcifikisht ajo ka është shprehur se 2020 do të jetë i zymtë me shumë cunamë, luftëra dhe trazira politike. Ajo parashikoi që bota do të vuajë nga fatkeqësi të shumta këtë vit, me Pakistanin, Kinën, Japoninë dhe Alaskën.

Sipas saj 400 njerëz do të vdesin pasi një tërmet do të godasi kontinentin aziatik. Ru.Do /Fjala.al

Të fundit

Digjet Turqia/ Shpërthimi i zjarrit i kthen shtëpitë në hi, helmohen dhjetëra banorë

Më shumë se 2,000 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre në provincën veriperëndimore turke të Çanakalasë të hënën,...

Fshihnin të ardhurat nga këmbimi i valutave, procedohen administratorët e 3 Exchange-ve

Policia e Elbasanit ka nisur hetimet për administratorët e 3 Exchange-ve, pasi fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave. Gjatë kontrollit të kryer...

10 vatra zjarri në dy ditë në Tiranë, procedohen dy persona për zjarrvënie

Që prej të hënës Tirana ka pasur 10 vatra zjarri, por me problematike kanë qenë 4 vatra. Mes tyre ishin zjarri në Arbanë, Selitë,...

Manjani: SPAK për të goditur financimin e terrorizmit, jo sponsorët e fustaneve

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me tone ironike lidhur me veprimtarinë e SPAK, duke nënvizuar se struktura u krijua për çështje shumë...

Ari zviceran dhe sulmi i Donald Trumpit

Pse Zvicrau godit me një tarifë prej 39%? Argumenti i Uashingtonit është i thjeshtë. Ai beson se partnerët tregtarë të SHBA-së kanë akses të gjerë në tregun...

Lajme të tjera

Web TV