Çfarë po ndodh me ‘Portokalli’?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vazhdon tërmeti në Top Channel, por jo vetëm për shkak të koronavìrusit. Rënia e audiencës, sidomos e programeve informative që janë kthyer në altoparlantë qeveritarë, po shoqërohet me të tjera probleme.

Një e përditshme publikoi një mesazh të drejtorit Ben Blushi, ku paralajmërohej mbyllja e disa programeve për shkak të situatës. Situata u bë e vështirë sidomos për programin ikonik të Top Channel, Portokalli.

Burime për “Fjala.al” thanë më herët se aktorët janë ofruar te televizione të tjera, për të nisur një tjetër program. Kjo nuk do të ishte hemorragjia e parë nga ky program televiziv, por nëse ndodhte me një ndër programet më të shikuara mund të ishte goditja fatale për të.

Deri në këto momente nuk ka asnjë reagim zyrtar, megjithëse në mars të këtij viti, Gaz Paja ishte i hapur ndaj idesë për t’u larguar nga “Portokallia” nëse i ofrohej diçka më e mirë.

“Ne jemi si futbollistët, vëlla, nëse dikush na ofron diçka më të mirë pse jo. Unë jam njeri besnik si natyrë, por në një moment kur nuk më ofrohen të gjitha gjërat, sigurisht që do të shikoj punën time.

Për momentin jam mirë tek ‘Portokalli’, nëse televizoni ku jam aktualisht nuk vazhdon në linjat që kam nisur unë, shoh shtëpinë time dhe nuk ma ndjen fare,” tha ai.
Ndërkohë që ditët e fundit ‘Portokallia’ është përfolur për këto ndryshime lidhur me largimet e aktorëve të saj, sigurisht u përfol edhe nëse portokallia këtë sezon do të shfaqej në Top-channel apo jo.

Dhe pas gjithë këtij strumbullari, u kuptua që ky spektakël do të vazhdojë rrugëtimin e vet aty ku e nisi. Kjo u konfirmua nga vetë Xhemi Shehu, por për largimin si prezantuese deri më sot nuk e dinim se më cilën do të zëvendësohej.

Lexo edhe :  ‘You lived a movie’/ Rikthimi i paharrueshëm i Dua Lipës në skenën kosovare

Dhe më në fund vjen lajmi që prezantuese e këtij sezoni do të jetë Eneda Tarifa. Pas katër vitesh mungesë Tarifa rikthehet sërish në ekranin e “Top Channel” për ta nisur pikërisht aty ky e la, duke drejtuar “Portokallinë”.

Portokalli nisi jetën këtu e 17 vjet më parë dhe ishte program ku u investua dhe u bazua shumë ringritja e Top Channel. Aktorët dhe producentët e shihnin shumë të lidhur Portokallinë me emrin e themeluesit të TCH, Dritan Hoxha./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV