“Përveç kollës, aktualisht nuk kam simptoma të tjera”, Voltana Ademi tregon se ku u infektua me Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme Voltana Ademi bëri me dije që ishte e infektuar me koronavirus. Kryebashkiakja e Shkodrës ka bërë me dije për të gjithë qytetarët dhe mediat të cilët janë interesuar për shëndetin e saj se ajo ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe se aktualisht po vijon punën nga shtëpia. Ademi shprehet se kolla është e vetmja simptomë që ajo ka për fat të mirë.

Ju falënderoj për interesimin për shëndetin tim. Përfitoj nga rasti të falënderoj të gjithë miqtë e mi gazetarë, drejtues mediash me të cilët kam bashkëpunuar në vite dhe janë interesuar përmes telefonatave apo mesazheve. Njëkohësisht falenderoj të gjithë familjarët  e të afërmit, kolegët në punë, qytetarë që më kanë telefonuar  e derguar mesazhe mbështetëse. Dje në mëngjes kam marrë përgjigjen që jam pozitive me Covid-19. Një ditë më parë, të hënën, kam patur pak kollë dhe pak temperature të shtuar. Në këto kushte, e pashë me vend që të bëja testin. Për sigurinë e familjarëve e bashkëpunëtorëve të mi, por edhe timen.

Fatmirësisht, përveç kollës, aktualisht nuk kam simptoma të tjera. Jam në shtëpi, ku vazhdoj punët e përditshme në komunikim me zv kryetarët dhe drejtuesit në bashki, për do gjë që ata e vlerësojnë të nevojshme mbështetjen dhe vendimmarrjen” është shprehur Ademi.

Për sa i përket pyetjes se ku mund të jetë infektuar Voltana Ademi ka deklaruar se mund të jetë infektuar gjatë punës në terren.

Ka disa ditë, ndoshta dy javë, që për shkak të angazhimeve lidhur me disa projekte që po zbatojmë në fshatra e në qytet, nuk kam qenë shumë e pranishme në mjediset e Bashkisë. Kam punuar e lëvizur në territor, dhe infeksionin mund ta kem marrë përmes kontaktit në terren. Për hir të realitetit, kam takuar njerëz, edhe pse jam përpjekur maksimalisht të ruaj distancën dhe të përdor maskën gjatë gjithë kohës”, tha Ademi/Jo.Be/Fjala.al

Lexo edhe :  Probleme me frymëmarrjen, gjashtë punonjëse të një magazine paraqiten në spital

 

 

 

Të fundit

Rikthimi në Kuvend, Topalli: Koha më ka dhënë të drejtë. S’kam ikur nga rruga e duhur

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Jozefina Topalli, ish-kryetare e Kuvendit dhe ish-nënkryetare e PD, foli për zhvillimet...

Elbasani mirëpret ‘Ditën e Verës’ me koncert, qindra qytetarë në shesh për të festuar

Elbasan ka mirëpritur mbrëmjen e sotme (13 shkurt) ‘Ditën e Verës’ me një koncert që është organizuar në sheshin kryesor të qytetit. Qindra qytetarë janë mbledhur në...

Ish-bosi i mafias franceze qëllohet për vdekje në autostradë

Një ish-bos i mafias vdiq sot pasi u qëllua në makinën e tij në mes të një autostrade pranë qytetit francez, Grenoble, thanë sot...

“Shpresoj të kem marrë një mësim këtë herë”,reagon Egli Tako:Nuk jam në spital psikiatrik

Ish banorja e Big Brother VIP Egli Tako ka reaguar në një postim të gjatë në profilin e saj në Instagram, ku ka shpjeguar...

Historia e dashurisë me Bradley Cooper, Gigi Hadid rrëfen se si u njoh me aktorin

Modelja Gigi Hadid zbuloi së fundmi se si ajo dhe Bradley Cooper filluan të takoheshin, duke vënë në dukje se pavarësisht publicitetit që të...

Lajme të tjera

Web TV