Çuçi: Garancia që jep PS për të mos patur deputetë me të kaluar kriminale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vuajtja  më e madhe e PS në pushtet në këto 8 vite kanë qenë disa figura si deputetë dhe kryetar bashkish që kanë rezultuar  me të kaluar kriminale. I pyetur në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU,  se çfarë garancie jep PS  që nuk do të ketë figura të tilla në zgjedhjet e vitit 2021, Çuçi u përgjigj:

 

-Çfarë garancie jep PS që në këto zgjedhje nuk do jenë të përfshirë persona me të kaluar kriminale?

-Brenda partisë në bëjmë të gjithë procesin e mundshëm për të filtruar figurat politike që kandidojnë. Nga 2013 në 2017 u bë një hap shumë cilësor. Akoma më cilësor do jetë këtë rradhë. Pa diskutim. Ne bëjmë të gjithë procesin e mundshëm që mund të bëhet brenda një partie politike për të filtruar figurat. Bëjmë edhe hetim brenda partisë, aq sa na lejohet ne. Ne nuk jemi as organ prokurorie, nuk jemi as organ interforce. S’bëhemi as forcë policore, as prokurori nuk bëhemi. Ka një ligj dhe mënyrë proceduriale që të të kthejë përgjigje prokuroria e X qyteti, X bashkie, në Itali nuk të kthen përgjigje ty për të dhënat personale të njeriut. Duhet të jesh organ kompetent që ta marrësh. Integriteti i një force politike matet në momentin kur del kjo gjëja dhe se si sillet me atë kandidat./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Dita e dytë e samitit të NATO-s në Hagë, mblidhet Këshilli i aleancës!

Sot është dita e dytë e samitit të NATO-s që po mbahet në Hagë të Holandës, ku marrin pjesë liderët...

Minimatura/ 28 mijë nxënës testohen sot në Matematikë

Rreth 28 mijë minimaturantë do t’i nënshtrohen këtë të mërkurë provimit të dytë të detyrueshëm, atij të lëndës së Matemtikës. Provimi do të nis në orën 10:00...

Vala e të nxehtit godet vendin, temperaturat 40 gradë, rrezik për zjarre

Ditë të nxehta me temperatura tepër të larta e presin vendin tonë, paralajmëron meteorologia Tanja Porja. E ftuar në emisionin e mëngjesit, Porja shpjegon se...

Topi shigjeton PD/ Opozita në një situatë të mjerë, elita e saj nuk jep më shpresë!

Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ftuar në një  emision televziv u shpreh se humbja e shpresës tek elektorati opozitar është për faj të...

Urdhri i Trumpit për ‘non grata’ duhet parë si një shans për PD

Mero Baze Presidenti i SHBA, Donald Trump, përmes një urdhri ekzekutiv, ka lënë në fuqi të gjitha instrumentet e shpalljes “non grata” për politikanët në Ballkan...

Lajme të tjera

Web TV