“E lexova propozimin e Hajdarit, nuk kuptoj asgjë”, Balla: Kryetarja nuk foli fare për rezolutën për anëtarësimin në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh që janë ndërkombëtarët ata që janë më të interesuar se deputetët që Shqipëria të aderojë në BE.

Balla deklaroi që deputetja Rudina Hajdari, e cila është dhe kryetarja e Komisioni nuk foli asnjë fjalë për rezolutën “Për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe miratimin e planit të masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian”.

Kryetarja jone e Komisionit nuk foli për rezolutën fare, as se dinte që është temë diskutimi. Kjo ishte fjala më e dobët e mbajtur ndonjëherë nga ju. Bëjmë sherre sa herë të doni, por jo kur diskutojmë kështu rezolutash. Të kuptoj se vjen nga një fushë që s’ke pas kurrë lidhje me këtë proces”, deklaroi Balla.

Ndërkohë Balla për propozimin e grupit të Rudina Hajdarit u shpreh që nuk kuptonte asgjë pasi e kishte lexuar.

“S’keni sjell asnjë draft. Lexova draftin e zonjës Hajdari dhe s’kuptova asgjë. Tani më falni, mos dini se kemi shpikur ndonjë sistem, ndonjë Kaç Islami. Kemi marrë modelin e Austrisë, ja ku e keni Fate Velaj, pyeteni. Mos e dini gjë Austrinë vend diktatorial. Po Danimarkën. Po Kroacia që e ka 5%”, tha Balla, ndërsa theksoi se ata kanë miratuar marrëveshjen e 5 qershorit fjalë për fjalë.

Kemi marrë modelet më të mira të vendeve evropiane. Danimarka mos është gjë vend diktatorial? Kroacia? Çekia?”, u shpreh Balla./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Plagosi me armë zjarri shokun në Borsh, në pranga autori i ngjarjes

Sot, në Borsh, Himarë, rreth orës 02:20, në një lokal shtetasi H. Ç., 42 vjeç, banues në Borsh, dyshohet...

Egnatia kërkon historinë në tentativën numër 5

Egnatia ndodhet vetëm një hap larg realizimit të ëndrrës së saj europiane. Pas fitores 0- 2 në transfertë ndaj Dinamo Minsk, skuadra nga Rrogozhina...

Nënkryetari i ri i Bashkisë Tiranë është njeriu i Lul Bashës (emri)

10 ditë pasi kryeministri Edi Rama trokiti sërish në Bashkinë e Tiranës, 4 nënkryetarë të bashkisë dhanë dorëheqjet në bllok për të "rifreskuar" këtë...

“Nënë, nesër bëhem kryeministër!” Reagimi i së ëmës së Ramës: “Jep dorëheqjen ose…”

I rikthyer për vdekjen e të atit, në vitin 1998, Edi Rama mori ofertën për t'u bërë ministër i kulturës. Ishte befasi për të,...

Shqiptarë, kujdes çfarë klikoni! Drejtoresha e Kibernetikës jep paralajmërimin

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka zhvilluar një operacion të përbashkët me autoritetet gjermane ku është goditur një grup kriminal i mashtrimit kompjuterik. Krah prokurorit të...

Lajme të tjera

Web TV