Francis Scott Fitzgerald/Autori i romanit “Getsbi i Madh” që vdiq në moshën 45 vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkrimtari Francis Scott Fitzgerald, i njohur më shumë për romanin e tij “Getsbi i Madh”, lindi më 24 shtator të vitit 1896 në St. Paul të shtetit Minnesota. Gjatë Luftës së Parë Botërore, kur ndodhej pranë qytetit Montgomery, Scott Fitzgerald u njoh me gruan e tij të ardhshme, Zelda Sayre. Së bashku ata u bënë çifti i parë i famshëm i periudhës së xhazit të viteve ‘20, duke bërë një jetë të bujshme dhe duke tërhequr vëmendjen e opinionit ngado që shkonin. Udhëtimet nëpër botë gjithashtu fillojnë: çifti do të jetë së pari në Londër dhe më pas në Paris. Këtu, në vitin 1921, ata u bënë pjesë e rrethit të intelektualëve që u mblodhën rreth Gertrude Stain, dhe i cili ishte i përbërë kryesisht nga shkrimtarët mërgimtarë.

Të dy do të tregojnë për periudhën franceze në një përmbledhje të vitit 1934. Më 1921, në Saint Paul, lindi vajza Frances, me nofkën Scottie. Qëndrimi në Saint Paul, megjithatë, nuk zgjat shumë: Zelda nuk është mirë në mjedisin tradicionalist të qytetit dhe të dy rikthehen në New York. Kjo është periudha që bëhet protagonisti absolut i romanit të tij më të famshëm: “Great Gatsby”. Por megjithëse bënin një jetë në dukje të lakmueshme, Fitzgeraldëve u duhej në të njëjtën kohë, të përballonin probleme të vështira që lidheshin me alkoolizmin e Scott-it dhe sëmundjen mendore të Zeldës, që sa vinte e keqësohej. “Getsbi i Madh”, që konsiderohet si vepra më e madhe e Scott Fitzgeraldit, pati pak sukses, kur u botua për herë të parë, më 1924.

Por me kalimin e kohës, romani që ka si temë qendrore aspiratën e amerikanit për sukses material, është bërë një nga veprat më popullore, më të lexuara dhe më të mirëpritura nga kritika, në letërsinë amerikane. Bazuar në romanin e Fitzgerald-it u xhirua një film në vitet 1970 dhe u shkrua një opera në vitin 1999. Ndërkohë, aktiviteti i tij si shkrimtar është shumë intensiv: në vitin 1922 ai boton “Të bukur dhe të dashuruar” dhe, në të njëjtin vit, përmbledhjen “Tregime të epokës së xhazit”. Në vitin 1934 shkrimtari botoi romanin e tij të katërt “E butë është nata”. Romani nuk arrin suksesin e dëshiruar. Fitzgerald-i sëmuret nga tuberkulozi dhe më pas bie në depresion për shkak të shumë vështirësive ekonomike dhe familjare. Shërimi fillon më 1937, kur ai pranon një kontratë 18-mujore si skenarist në Hollywood. Këtu ai takohet me një kroniste mondane, e cila e lejon atë të gjejë ekuilibrin e humbur. Në nëntor 1940, ndërsa u përpoq me shkrimin e romanit “Zjarret e fundit” ai u kap nga një atak në zemër. Francis Scott Fitzgerald vdiq më 21 dhjetor 1940, dhe ishte vetëm 45 vjeç. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV