Listat e hapura, Rudina Hajdari: Rama mashtroi shqiptarët, kanë frikë nga populli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në seancën e sotme plenare në Kuvend deputetja Rudina Hajdari u ndal sërish tek listat e hapura, ndërsa hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama.

Hajdari theksoi se kryeministri Rama ishte ai që i pa shqiptarët në sy duke i thënë se listat do të hapen, por që sipas saj rezultoi vetëm një mashtrim.

Po ashtu deputetja i bëri thirrje që tërhiqen dhe të humbasin me dinjitet, pasi në sytë e shqiptarëve shihet qartë se janë të lodhur me mashtrimet e mazhorancës dhe se koha e tyre tashmë ka mbaruar.

“Koha juaj ka mbaruar, ka mbaruar sot sepse e shikoj në sytë e shqiptarëve, që duan një të ardhme më të mirë në këtë vend. I takoj çdo ditë dhe ndjej në sytë e tyre që koha juaj ka mbaruar. Sot keni treguar që jeni ata njerëz që në kryefjalën e këtij parlamenti ekziston vetëm mashtrimi dhe pandershmëria.

Pyes veten se si gjithë këta njerëz të mirë përfaqësohen nga ju. Kjo pandershmëri arriti kulmin, ku PS bërë propozimin për hapje listash, por që nuk ishte e tillë. Edi Rama ishte ai që i pa shqiptarët në sy dhe nga ky Kuvend tha listat do të hapen.

Ky mashtrim i Ramës do të renditet si një nga mashtrimet më të mëdha që është bërë në këto 30 vite. Ju keni frikë nga populli. Nuk i dilni dot përballë që të zgjedhin ata. Ju keni frikë nga qytetarët shqiptare”, tha Hajdari./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Aerodromi i Gjirokastrës pret avionët e parë turistikë, vizitorët e parë nga Italia

Aerodromi i Gjirokastrës ka pritur avionët e parë turistikë pas marrjes së statusit tre vite më parë, duke shënuar...

Takimi në Selanik, Berisha: Mos i harroni 4 ditët në tokën e askujt në pandemi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Selaniku deklaroi se "një politikë demografike e veçantë do të bëhet". "Çdo çift i ri, do të ketë...

Kosova nuk arrin të konstituojë Kuvendin, Krasniqi: Kurti po sakrifikon Haxhiun

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hequr dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut për postin e Kryetares së Kuvendit. I pari që e ka bërë të...

Nga Egli ‘Super Saiyan’ deri te perlat e Loredanës/ Publikohet klipi me meme-t e BBVA 4

Mbrëmjen e kaluar u transmetua Post Big Brother VIP Albania, takimi i fundit i të gjithë banorëve në ekran, pas përfundimit të spektaklit që...

Berisha akuza Ramës/ “Po fut narko-euron në vend! Vijnë me kontejnerë në prerje 500-she”

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ndodhet sot në Bilisht ku po zhvillon takime me qytetarë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11...

Lajme të tjera

Web TV