“Mashtruesa ju mbaroj koha”, Spiropali-Hajdarit: Rudinë mbaj gojën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është përplasur me deputeten Rudina Hajdari gjatë seancës së sotme parlamentare.

Gjatë fjalës së saj nga foltorja Kuvendit, deputetja Hajdari akuzoi mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama se ka mashtruar me listat kur është shprehur se do të hapen 100 %.

Duke i bërë thirrje të tërhiqen, Hajdari e mbylli fjalën e saj në foltoren e kuvendit duke thënë se koha e tyre ka mbaruar.

“Rama mashtroi për listat e hapura. Do të renditet si një nga mashtrimet më të mëdha. Deputetët në Kuvend i cakton prapë kryetari. Si mund ta bëni këtë. Si i mashtroni qytetarët?

Unë e kam një përgjigje. Ju keni frikë nga populli se jeta juaj është luksoze dhe ju e dini si e përballoni ndërkohë që pjesa dërrmuese e qytetarëve zvarriten nëpër rrugë për të gjetur një punë.

Pse mbroheni në listat e kryetarëve tuaj prandaj jeni këtu. Ka dy rrugë ose të tërhiqni propozimin dhe të humbisni me dinjitet ose të vazhdoni me këtë propozim por dijeni mirë koha juaj ka mbaruar”, tha Hajdari.

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga Elisa Spiropali e cila i ka kërkuar deputetes Hajdari që të mbajë gojën.

“E nderuar Rudinë mbaj gojën. Vëri fre vetes. Nuk të kemi asnjë borxh. Broçkullit pa sens. Nëse do të flasësh për lista e zgjedhje ti nuk je e votuar. Ke hyrë në lista.

Dil tani, provoje, pije detin, hyri detit në këmbë të shohim ku do të dalësh, në breg apo në anën tjetër”, tha Spiropali./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Trump paralajmëron Iranin: Mund t’ju godasim sërish nëse është e nevojshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se SHBA mund të sulmojnë përsëri objektet bërthamore të Iranit,...

1974 – Shembja e juntës ushtarake në Greqi dhe fillimi i epokës së Metapolitefsi

Pas shtatë vjetësh diktaturë ushtarake (1967–1974), regjimi i kolonelëve në Greqi u shemb në korrikun e vitit 1974, pas një krize të thellë politike...

Horoskopi ditor, 23 Korrik 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do ketë disa pengesa te vogla gjate kësaj dite. Nuk do ndiheni mire ne krahët e atij qe keni ne...

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit për lirimin e hapësirave publike,...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lajme të tjera

Web TV