Zelandë e Re/ Qeveria lehtëson rregullat për mbajtjen e maskave, Auckland përkohësisht në izolim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zelanda e Re është vlerësuar gjerësisht për trajtimin e pandemisë dhe jeta e përditshme atje është kthyer kryesisht në normalitet në muajin qershor, por virusi është rishfaqur në Auklland në gusht.

Në total, Zelanda e Re ka konfirmuar 1,468 raste me koronavirus dhe 25 viktima.

Tani maskat do të kërkohen vetëm në Auckland, epiqendrën e shpërthimit të fundit të koronavirusit, dhe në avionë.

Ky qytet, më i madhi në Zelandën e Re, i është rikthyer izolimit të përkohshëm.

Maskat e fytyrës nuk janë më të detyrueshme në transportin publik, në pjesën më të madhe të Zelandës së Re, pasi numri i rasteve me koronavirus vazhdon të bie.

Autoritetet thanë se mbulimi i fytyrës nuk është i nevojshëm për publikun e gjerë, pasi nuk ka prova të transmetimit të koronavirusit në komunitet, tash e dhjetë ditë.

Sipas të dhënave të Institutit Johns Hopkins, koronavirusi ka prekur mbi 31.8 milionë njerëz në të gjithë botën.

Prej tyre, mbi 976,000 kanë vdekur dhe afro 22 milionë janë shëruar. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

“Gati”, pjesë e listës së Sylvinhos, Jasir Asani pret me padurim Europianin

Jasir Asani u grumbullua nga trajneri i Shqipërisë për Euro 2024, edhe pse sulmuesi kuqezi nuk po aktivizohet te...

Pesë arsyet përse duhet të konsumoni qershi para gjumit dhe vetitë që kanë në organizëm

Vlerat dhe Vetitë e Qershive Qershitë përmbajnë vitaminë A, vitaminë C dhe kalium. Vlerat shëndetësore që merr nga konsumimi i ushqimeve të pasura me vitamin A...

Zyrtare: Më 28 Qershor publikohen të dhënat e Censit, në tetor…!

Të dhënat e Censit të popullsisë do të publikohen në 28 Qershor, ndërkohë që databaza e plotë do të jetë në dispozicion të publikut...

EMRI/ Forcat Shqiponja arrestojnë 25-vjeçarin me armë në makinë

Forcat Operacionale dhe Shqiponjat në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, aksion në qytet mbrëmjen e sotme për ndalimin e personave me rrezikshmëri. Aksioni në disa...

Xhensila nuk ndalet, këngëtarja vijon me “sulm” ndaj Bes Kallakut: Ah sa janë shtuar…

Xhensila dhe Bes Kallaku duket se kanë zgjedhur që përmes projekteve të tyre muzikore të dërgojnë mesazhe, duke “sulmuar” dhe hedhur fajin njëri-tjetrit. Pak ditë...

Lajme të tjera

Web TV