Merkato e mbyllur? E keni gabim! Real Madrid ka gati lëvizjen surprizë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Real Madrid e ndjen shumë mungesën e fitoreve me goleadë, pasi largimi i Cristiano Ronaldos në vitin 2018 , për hir të së vërtetës, la një hendek të madh në sulm. Me shumë bujë erdhi transferimi i Eden Hazard nga Chelsea, po deri tani fati nuk ka qenë me belgun, i cili ka vuajtur jo pak nga dëmtimet. Ndërkohë edhe blerja tjetër 60-milionëshe, Luka Jovic ka qenë totalisht jashtë forme.

Për këtë Madrilenët po mendojnë për një surprizë të vërtetë në merkato. Një vlerë e shtuar e kampionëve të Spanjës që mund të ndihmojë në këtë drejtim mund të jetë Edinson Cavani.

Uruguajani është aktualisht një lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germain u mbyll në 30 qershor dhe tashmë Rene Ramos është i ‘dyshuari kryesor’ për të siguruar një lëvizje në Madrid për sulmuesin.

“Cavani i ka dhënë Rene Ramos fuqinë për të negociuar me Real Madrid, jo me ekipe të tjera”, tha Roberto Gomez në Radio MARCA. Ai ka të drejtë të negociojë me ekipin e Zidane si një lojtar i lirë.

“Duket se Madridi nuk do të sjellë askënd, por ne do të shohim se çfarë do të ndodhë me negociatat premtuese të Rene dhe dëshirën e Cavanit, sepse ai dëshiron të luajë tek Real Madrid, skuadra e tij e ëndrave”.

 

Burimi: Marca

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV