Rusi/ Paralajmërime për masa “armiqësore” ndaj Bashkimit Europian, Navalny akuzon Kremlinin për helmimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia ka paralajmëruar zgjerimin e listës së qytetarëve nga BE që do të ju ndalohet hyrja në territorin e saj, që është paraqitur si përgjigje ndaj veprimeve “armiqësore” nga europianët.

Ata akuzojnë Perëndimin dhe liderët e tyre për fushatë dezinformimi ndaj Rusisë pas kritikave me rastin e helmimit të liderit të opozitës ruse Alexey Navalny.

“Thjeshtë, konsiderojmë se kjo retorikë është e papranueshme. S’ka asnjë dëshmi” kundër Rusisë, sipas Zaharovas.

Shefi i diplomacisë së BE’së, Josep Borrell, jo shumë kohë më parë kishte përmendur miratimin e “ligjit Navalny” si mjet për sanksionet eventuale. Gjermania, që vet është nën kritika për shkak të lidhjeve me Rusinë në projekte si NordStream2, po ashtu po mendohet për masa ndëshkuese.

Navalny, kundërshtari më i madh i presidentit rus Putin i cili në fund të gushtit ishte bartur në Gjermani për shkak të helmimit, dje është liruar nga spitali. Specialistët gjermanë për armë biologjike kanë konstatuar se Navalny është helmuar me reagensin Novicok nga koha e sovjetikëve, që ka shtyrë Gjermaninë të kërkoj që të hetoj rastin.

Ekipi i Navalny e ka akuzuar Kremlinin për helmimin e tij, akuza këto që janë mohuar ashpër nga zyrtarët rus.

Kremlini po ashtu ashpër kishte reaguar ndaj thirrjeve të Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, si dhe figurave tjera që të përgjigjen rreth rastit të helmimit. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

‘Gara e egër brenda llojit’/ Ja nga dallojnë socialistët prej demokratëve në terren

Analisti Lorenc Vangjeli analizoi mbrëmjen e sotme dinamikat e fushatës elektorale që po shkon drejt fundit përpara zgjedhjeve të 11 majit. Sipas tij, gara...

“Bëjnë pazare”/ Ankohet Berisha: Media po më censuron në mënyrë barbare!

Kreydemokrati Sali Berisha, i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ , eshte ankuar se mediat po censurojne denoncimet e tij. Unë asnjë rrugë nuk e kam...

Rama refuzon të flas për Metën/ Nuk grushtohem me njerëz që i kanë duart e lidhura!

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, ka refuzuar te komentojë Ilir Meten, teksa u pyet nga moderatori. Me ironi, kryeministri...

Lajme të tjera

Web TV