Lumi Vjosa ka qenë një tjetër temë debati mes kryeministrit Rama dhe presidentit Meta.
Ditën e sotme kreu i qeverisë u shpreh që do kishte qenë mirë nëse Meta do e kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen.
Ndërkohë pak minuta më parë presidenti Meta nëprmjet një postimi në facebook ka shkruar: E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë!
Kreu i shtetit shkroi përkrah një fotoje me disa të rinj që bëjnë rafting që arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot.
Reagimi i kryeministrit Rama:
Jam dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, po sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen! Qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme. Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun! Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë!
Statusi i presidentit Meta:
Me ekipin e paparë të çunave të “Vjosa Rafting Albania” dhe “Vjosa Explorer”.
E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë!
Një trashëgimi natyrore kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik që arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot! ??
Jo.Be/Fjala.al