Mblidhet Asambleja Socialiste e Gramshit, Balla: PS, aleancë vetëm me qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në mbledhjen e Asamblesë Socialiste të Gramshit.

Në fjalën e tij Balla deklaroi se në zgjedhjet e 25 Prillit 2021 PS do të ketë aleancë vetëm me qytetarët, ndërsa përballë ka një koalicion politikanësh dështakë që politikën e duan si mjet për interesat e tyre, jo për interesat e Shqipërisë.

“Ne jemi të vendosur ta kemi vëmendjen vetëm tek njerëzit dhe tek përmirësimi i shërbimeve publike ndaj tyre. Duhet përkushtim për tu marrë me hallet dhe problemet e njerëzve dhe vëmëndja jonë janë vetëm ata.

E siç ka rifilluar po njëlloj kjo vjeshtë politike me opozitën Meta-Basha që kërkon alibi për humbjen e radhës, shan e shpif nga mëngjesi në darkë, përgjigja jonë do të jetë puna dhe përqendrimi tek nevojat e njerëzve”, tha Balla.

Sipas Ballës, kasandrat e opozitës kanë nisur një betejë të re, atë të përdorimit të halleve për politikë, si dhe për përhapjen e panikut ekonomik dhe social.

“Tani mesa duket, vetë kasandrat e opozitës kanë nisur një betejë të re, atë të përdorimit të halleve për politikë, si dhe për përhapjen e panikut ekonomik dhe social duke përdorur si lëndë të parë atë që njohin më mirë baltën dhe mashtrimin.

Njerëzit nuk kanë asnjë interes të dëgjojnë më këtë lloj politike, njerëzit presin vetëm nga ne zgjidhjen e halleve të tyre”, deklaroi Balla./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

I nxehti ekstrem godet Greqinë, Akropoli mbyllet deri të premten

Greqia ashtu si Shqipëria është goditur nga një valë ekstreme e të nxehtit, me temperatura 43 gradë Celcius që...

Universiteti Bujqësor, 29 të pandehur përfundojnë në SPAK

SPAK ka dërguar për gjykim 29 të pandehurit, përfshirë pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me tenderat në...

Vjosa Osmani shkon në Kushtetuese: Po pengohet puna

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke i kërkuar që të shqyrtojë konfliktim e kompetencave që janë krijuar si pasojë...

73,5 mln euro! Arsenali më në fund arrin akordin për sulmuesin

63,5 mln euro plus 10 mln euro bonuse. Arsenali me këto shifra ka finalizuar marrëveshjen me Sporting Lisbonën për transferimin e sulmuesit Viktor Gyokeres. Lajmin...

“Ku i kam fëmijët?” 78-vjeçari kthehet në jetë 30 minuta pasi u shpall i vdekur

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tarquinia të Italisë, ku një burrë 78-vjeçar u rikthye në jetë, pak pasi u shpall zyrtarisht i...

Lajme të tjera

Web TV