Rama në një familje në Dajt: Shpëtuat, vitin e ri do ta kaloni në shtëpi përsëmbari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj ishin në Dajt, aty ku po ndërtohen banesat e reja për familjet e mbetura të pastreha nga tërmeti i 26 nëntorit.

Teksa u falënderua nga një prej familjeve, Rama tha se qeveria ka bërë vetëm detyrën, por i kërkoi që të kenë durim, pasi nuk bëhen të gjitha punët menjëherë.

“Kjo është një e mirë e madhe që shpëtuat njëherë e mirë. Do të hyni në një shtëpi për së mbari. Do të hyni në një shtëpi. Vitin e ri do ta kaloni në një shtëpi përsëmbari”, u shpreh Rama.

Gruaja: Faleminderit që na keni ndihmuar.

Edi Rama: Ne punën kemi bërë, por vetëm pak durim se nuk bëhen punët përnjëherë.

Erion Veliaj: Ka dhe njerëz spekulantë që thonë nuk janë paguar. Ne kemi ruajtur faturat e të gjithëve. Edhe kur dikush shpif ne për punë dy minutash verifikojmë.

Nga ana e tij, kryebashkiaku Veliaj informoi kryeministrin Rama se në të gjithë Tiranën janë 359 kantiere të hapura. Ai bëri të ditur se të hënën do të ketë edhe një mbledhje të Këshillit Bashkiak për të miratuar dhe listën me 250 shtëpitë e fundit individuale që do rindërtohen./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/316783869620623/

Të fundit

1939 – Fundi i prezencës ekonomike hebraike në Gjermaninë naziste

Në vitin 1939, pak muaj para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, regjimi nazist në Gjermani mbylli zyrtarisht edhe...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

DO të vijojë i nxehtit sërish në territorin Shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do të mbizotërojnë në të gjithë...

Horoskopi ditor, 6 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me...

Revolta e Majtë në Rusi që kërkoi të ndalte kompromisin me Perandorinë Gjermane

6 Korrik 1918 Në verën e vitit 1918, vetëm disa muaj pas Revolucionit të Tetorit, Rusia sovjetike përjetoi një përplasje të dhunshme brenda vetë kampit...

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete për rritjen e prodhimit vendas...

Lajme të tjera

Web TV