Rritja e pagave me 40 për qind për mjekët, eksperti Dasho: Ja çfarë nevojitet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, e ka cilësuar qesharake rritjen e pagave me 40 për qind për mjekët dhe infermierët, në kushtet kur mungesat janë të shumta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, doktori konsideron të ngutshme nevojën për rikonceptimin e financimit të shëndetësisë në tërësi, ndërtimin e një spitali modern terciar dhe çfarë është me rëndësi, transformimin e modelit menaxhues duke i siguruar mëvetësi.

Postimi i plotë

Rritja prej 40% e pagave të mjekëve përkthehet në terma financiarë në afërsisht 10 milionë dollarë, diku rreth 3- 4% e buxhetit vjetor të shëndetësisë. Një rritje që duhet vlerësuar, sepse kolegët që punojnë në shëndetësi meritojnë më tepër se dyfishimin e pagave qesharake që marrin.

Por, e parë në kontekst të asaj që nevojitet realisht, kjo rritje është qesharake dhe miope. Shqipëria sot ka nevojë të rikonceptojë tërësisht financimin e shëndetësisë, i cili është një miks as gjerman dhe as anglez, duke qenë i vetmi sistem financimi europian që nuk ka bërë asnjë përpjekje serioze për t’u reformuar, që kur u krijua në vitin 1996.

Shqipëria sot ka nevojë të ndërtojë nga e para një spital modern terciar dhe 4 ose 5 spitale rajonale, një investim i cili do të kërkojë të paktën 1 miliard dollarë. Shqipëria sot ka nevojë të ndryshojë totalisht modelin menaxhues, nga modeli i centralizuar drejt një modeli autonom, që konkurron me sektorin privat në kushte të barabarta.

Shqipëria sot ka nevojë të zbatojë teknologji të reja, kryesisht në fushën e informacionit shëndetësor, ku mjeku shqiptar akoma shkruan në letër kartelën e pacientit, sikundër e shkruante në papirus mjeku egjiptian 4 mijë vjet më parë. Këto dhe masa të tjera janë ato që priten në shëndetësi dhe jo gënjeshtra e radhës, karamelja qesharake 10 milionë dollarëshe për mjekët dhe qytetarët.

Lexo edhe :  Kërkesa për dorëheqjen e Berishës/ Boçi: Pasion momental i kritikëve, se heqim dot

Nëse duam një shëndetësi bashkëkohore që i mban mjekët në Shqipëri dhe nuk i zbon dyerve të botës, këto masa duhen marrë. Përndryshe, duke menduar dhe punuar tre vjet për oligarkët dhe një vit për mjekët, sistemi që fut ujë nga të gjitha anët nuk e ka të gjatë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV