U kap me armë zjarri pa leje, Gjykata vendos për “Mond Çekiçin”, anëtarin e bandës së Durrësit

Gjykata e Durrësit ka vendosur “arrest shtëpie” për Edmond Koçin i njohur ndryshe si “Mond Çekiçi”.

Koçi është anëtar i bandës së Durrësit dhe mik i Shullazit dhe Lul Berishës. Dy net më parë “Mond Çekiçi” u kap me armë zjarri pa leje ndërkohë që më parë ka qenë i dënuar për të njëjtën arsye./Jo.Be/Fjala.al