Shpërndante kokainë në doza të vogla, pranga 26-vjeçarit në Shkodër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka vënë në pranga një 26-vjeçar në Shkodër pasi shpërndante kokaine me doza të vogla. 26-vjeçarit më iniciale S. RR . i janë gjetur 35.200 lekë dhe dy aparate celulare./Jo.Be/Fjala.al

Njoftimi i policisë:

Forca e posaçme “Shqiponjat” kanë goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar.

Nga forca e posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, si rezultat i kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se një 26-vjeçar shpërndante kokainë në doza të vogla, kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. RR. 26 vjeç, banues në lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Dergut”, lagjja “Naim Gjylbegu”, Shkodër, forca e posaçme “Shqiponja” e DVP Shkodër, pas kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Mercedez Benz” i kanë gjetur 10 doza me lëndë narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të kontrollit fizik të ushtruar shtetasit S. Rr. i janë gjetur 35.200 lekë dhe dy aparate celular. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

 

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV