Bojkoti/Futbollistët e Superiores: Kërkesat tona janë rruga e shpëtimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për bojkotin në Superiore kanë reaguar edhe futbollistët e kësaj Kategorie. Ata shprehen se do të vazhdojnë bojkotin derisa të gjendet një rrugë e përbashkët mes tyre dhe qeverisë. Në reagimin e tyre thuhet ndër të tjera se kërkesate  tyre drejtuar qeverisë janë rruga e duhur drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.

“Ne, futbollistët e skuadrave të Kategorisë Superiore vazhdojmë protestën tonë në mbështetje të katër kërkesave të Ligës Profesioniste të Futbollit, drejtuar qeverisë shqiptare.

Së bashku me ne në këtë protestë sot janë bashkuar edhe futbollistet e rinj të akademive, që janë e ardhmja e futbollit.  Të gjithë së bashku duam që zëri ynë të dëgjohet për të siguruar një të ardhme sa më të mirë për lojën tonë të dashur, futbollin.

Ne jemi të bindur që kërkesat drejtuar qeverisë janë rruga e shpëtimit për futbollin dhe sportin në përgjithësi. Vetëm kështu mund të shpresojmë në një të ardhme më të mirë.

Ne do të vazhdojmë të ngremë zërin, sepse besojmë se sporti është lënë në harresë ndër vite. Dhe si një e mirë publike, të gjithë politikanët duhet t’i kthejnë sytë nga sporti.  Presim sa më shpejt një reagim pozitiv nga ana e qeverisë për të ardhmen e sportit në Shqipëri.”, thuhet në reagimin e tyre.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Paguan 1000 euro për vizë pune në Kanada, agjencia e mashtron! Pronari zhduket

Një rast mashtrimi me viza për në Kanada është denoncuar së fundmi nga qytetari Luan Ndou në emisionin...

Analiza: Faturat e reja të energjisë do të zbrazin shportën e konsumatorit

Nëse faturën e rrymës për muajin mars e keni paguar 33 euro, për të njëjtën sasi të shpenzuar të rrymës në maj do të...

18 vite BURG dy shqiptarëve që përdh*nuan anglezen!

Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë për përdhunimin e një anglezeje u ka kushtuar nga 9 vite burg dy shqiptarëve në Angli. Në tetor...

E rëndë në Greqi/ Shqiptari humb jetën në Komisariatin e policisë greke!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komisariatin e Hanias të Greqisë, ku një i burgosur shqiptar 33-vjeçar është gjetur i...

“Gjysma e burrave janë çyryk”- Berisha i përgjigjet Ramës: Gjuhë prej kopuku!

Kryedemokrati Sali Berisha dënoi gjuhën e përdorur nga Edi Rama nga takimi që zhvilloi në Dibër një ditë më parë, ku gjysmat e burrave...

Lajme të tjera

Web TV