Kryetari i Bashkisë së Bronx, NYC nderon Elida Buçpapajn për kontributet në gazetari dhe poezi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Z.Ruben Diaz Jr, Kryetari i Bashkisë të Bronx, NYC nderon për kontributet e saj në gazetari dhe poezi Elida Buçpapaj.

Me anë të një proklamate, Ruben Diaz Jr, Kryetari i Bashkisë të Bronx, NYC  të datës 20 shtator 2019, shkruan se:

“Duke patur parasysh se: Elida Buçpapaj është një gazetare dhe poete e mirënjohur e cila ka raportuar për momentet historike të historisë të Kosovës dhe Shqipërisë. Sot, ne jemi krenarë të njohim kontributet dhe sakrificat e saj për të informuar dhe ndriçuar popullin e Shqipërisë dhe të Kosovës, dhe;

“Duke patur parasysh se: Historia e bashkisë sonë me komunitetin shqiptar fillon në vitet 1930, në rrugët e Van Nest dhe Morris Park, ku është rritur Regis Philibin. Sot, nga Belmonti, në Pelham Parkway e deri tek Morris Parkt dhe kudo ndërmjet, Shqiptarët po ndihmojnë për të forcuar thelbin e Bronxit përmes komunitetit të biznesit, kulturës dhe organizatave jofitimprurëse. Zyra e Presidentit të Bashkisë të Bronx me partnerët e saj dhe organizatat shqiptare në të gjithë qytetin promovon suksesin e emigrantëve shqiptarë në zonat metropolitane të qytetit të New York – deri tani popullsia më e madhe shqiptare në Shtetet e Bashkuara, dhe;

Duke patur parasysh se: Bronx ka lidhje shumë të fuqishme me Shqipërinë, ne jemi krenarë për të ndarë trashëgiminë e një popullsie prej më tepër 20.000 vetë me origjinë shqiptare – më shumë se çdo bashki tjetër në New York City dhe komuniteti më i madh në Shtetet e Bashkuara dhe organizatat janë të përkushtuara për të vazhduar këtë traditë të jashtëzakonshme të patriotizmit e vlerave, dhe;
Duke patur parasysh se: Për të festuar pavarësinë e Shqipërisë, në vitin 2018, Zyra e Presidentit të Bashkisë Bronx bëri që flamuri i Shqipërisë të valvitej, për herë të parë në histori, mbi Ndërtesën e Qarkut Bronx, dhe;
Duke patur parasysh se: Shoqatat, The Albanian American Society Foundation (Fondacioni Shoqëria Shqiptaro- Amerikane), Son & Daughters of Albanian in America (Bijtë dhe Bijat e Shqipërisë në Amerikë) dhe the Albanian Community Center (Qendrën e Komunitetit Shqiptar); së bashku me punën e palodhur të mikut tim, Esad A. Rizai, kemi krijuar një lidhje të fortë me bashkinë e madhe, duke na ndihmuar të festojmë pavarësinë e Shqipërisë çdo vit, duke përfshirë, për të parën herë, edhe ngritjen e flamurit të Shqipërisë mbi Ndërtesën e Qarkut Bronx në 2018,  dhe;
Prandaj, tani: Unë, Ruben Diaz Jr., Kryetari i Bashkisë të Bronx, më 20 shtator 2019, në emër të më shumë se 1.4 milion banorëve, nderojmë  dhe vlerësojmë  kontributet e Elida Buçpapaj, të Shqiptarëve të komunitetit Shqiptaro-Amerikan, të heronjve të tyre, duke kremtuar kontributin e pamasë ndaj kulturës dhe historisë që ata kanë dhënë dhe do të vijojnë të japin në qytetin dhe bashkinë tonë.
Ruben Diaz Jr.”
Shënim i VOAL:
Gazetarja dhe poetja Elida Buçpapaj së bashku me bashkëshortin e saj, shkrimtarin Skënder Buçpapaj, prej gati 3 dekada, kanë lidhje shumë të forta bashkëpunimi me komunitetin Shqiptaro-Amerikan në SHBA .
Elida Buçpapaj ka raportuar nga Tirana për VOA – Voice of Amerika në vigjije të rrëzimit të diktaturës;
Ajo po ashtu ka kontribuar për Gazetën Illyria, me seli në Bronx, në fillim të viteve ’90.
Radio-Televizioni Shqiptar ku Skënder Buçpapaj ishte drejtues pati rol të veçantë në përmbysjen përfundimtare të monizmit, vënien e shoqërisë shqiptare në rrugën drejt demokracisë perëndimore dhe në promovimin e çështjes së pazgjidhur kombëtare, sidomos çështjes së Kosovës; Skënder Buçpapaj krijoi lidhje bashkëpunimi me Komunitetin Shqiptaro-Amerikan në SHBA, personalitete të këtij komuniteti si dhe me institucione të SHBA.
Gazeta Bota Sot, ku për dhjetë vjet, Skënder Buçpapaj ishte kryeredaktor dhe Elida Buçpapaj, kolumniste, kishte degë të redaksisë në Bronx, New York, SHBA, ku çifti Buçpapaj i kontribuoi sensibilizimit dhe  mirëinformimit, duke e kthyer në platformë politike lidhjen jetike që ekziston midis SHBA dhe Kombit Shqiptar.
Të dy bashkëshortët, Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj kanë bashkëpunuar fort me ish Kongresmenin Joe DioGuardi dhe eksperten e Ballkanit, Shirley DioGuardi që drejtojnë lobin më të fuqishëm Shqiptarë-Amerikan, atë të Lidhjes Qytetare Shqiptarë-Amerikane.
Të dy bashkëshortët, Elida dhe Skënder Buçpapaj, që tani janë botues të portalit Voice of Albanians – www.voal.ch
po ashtu për tre dekada kanë bashkëpunuar dhe vijojnë të bashkëpunojnë me organizatën më të vjetër panshqiptare në SHBA, The Hearth – Vatrën,
krijuar nga kokat e kombit Faik Konica e Fan Noli, aktualisht me qendër po në Bronx dhe gazetën Dielli (The Sun),
si dhe me shumë shoqata dhe personalitete të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, duke përmendur Mikun  e tyre të nderuar, patriotin e palodhur Esad A.Rizai,
që krijon ura besimi dhe vlerash me personalitete të administratës publike Amerikane dhe promovon vlerat shqiptar./ VOA
Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Endri Shabani: Lapaj u bë lider koalicioni dhe fitoi vëmendje publike më shumë se unë

Endrit Shabani, i rikthyer nga pushimet, u shfaq sonte në studion e A2 për të dhënë shpjegimet e tij...

Gjenerali gjerman: Rusia do të sulmojë Kievin me 2 mijë dronë

Rusia po planifikon të sulmojë me mbi 2 mijë dronë Ukrainën. Këtë fakt e ka bërë të ditur gjenerali gjerman Christian Freuding në një...

Bllokohen 30 mjete lundruese! 13 shqiptarë dhe të huaj u shpëtuan brenda një jave

Policia ka bllokuar dhjetëra mjete lundruese në zonat bregdetare të cilat kanë shkelur rregullat. Mësohet se në kuadër të operacionit "Siguria Detare" janë kontrolluar...

Çfarë ndodhi sot në Shkodër? Dy shtetas konfliktohen, policia në vendngjarje

Një person ka plagosur me thikë një 33-vjeçar në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në sheshin "Prek Cali", për motive të dobëta. Sipas policisë, i plagosuri...

50 gradë celcius? Pritet vala më ekstreme në histori!

La Repubblica shkruan se java e ardhshme do ta ndajë Italinë në dy pjesë. Veriu do të përballet me stuhi të forta dhe reshje...

Lajme të tjera

Web TV