“Më shpejt seç e kishim menduar”/ Paralajmërimi i fortë i ekspertëve për valën e dytë të pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i përgjithshëm i viktimave nga pandemia e koronavirusit, në mbarë botën, i është afruar shifrës prej një milion. Pothuajse 33 milionë persona janë infektuar me koronavirusin e ri, që fillimisht u shfaq në Kinë në fund të vitit të kaluar. Që atëherë, shumë shtete u detyruan që të aplikonin kufizime të ashpra që kanë pasur ndikim në sistemet politike, sociale dhe ekonomike.

Koronavirusi, ku shumë shtete gjatë pranverës kishin përjetuar një ulje të rasteve, tani po përjetojnë rritje të rasteve të reja.

Evropa po përgatitet për një valë të dytë të koronavirusit teksa Spanja, Franca dhe Mbretëria e Bashkuara po regjistrojnë numër rekord të rasteve të reja.

“Vala e dytë po vjen më shpejt sesa e kishim paramenduar”, thotë Patric Bouet, shef i Këshillit Kombëtar të Doktorëve në Francë.

Shumë shtete evropiane po rivendosin masat kufizuese, me qëllim të frenimit të përhapjes së koronavirusit, që shkakton sëmundjen COVID-19.

Pavarësisht rritjes së rasteve të reja me COVID-19, numri i rasteve që përfundojnë me fatalitet po bie, për shkak të trajtimit më të mirë shëndetësor. Por, ekspertët thonë se nëse numri i infektimeve të reja vazhdon të rritet, atëherë do të mbingarkohen spitalet, që mund të çojë në rritjen e rasteve të vdekjeve.

Rusia po regjistron numër të lartë të infektimeve brenda një dite. Ky shtet, në total ka regjistruar 1,143,571 raste me koronavirus dhe rreth 20,000 vdekje.

Në Lindjen e Mesme, presidenti iranian, Hassan Rohani ka autorizuar autoritetet lokale që të vendosin masat e nevojshme, me qëllim të frenimit të virusit.

Ndërkaq, numri i rasteve me koronavirus ka arritur në 7 milionë më herët gjatë kësaj jave dhe numri i vdekjeve ka arritur në 200,000.

Lexo edhe :  Dashuria në distancë, Grida Duma flet për herë të parë: Kam ndryshuar shumë!

Ekspertët shëndetësorë thonë se ka pak gjasa që pandemia me koronavirus të vihet nën kontroll derisa një vaksinë kundër COVID-19 të jetë zhvilluar. Parashikimet e ekspertëve janë se një vaksinë e tillë do të jetë e gatshme në gjysmë e parë të vitit të ardhshëm./ REL

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Banorët e Thethit protestë kundër prishjes së objekteve pa leje, bllokojnë urën e fshatit

Situata në Theth është tensionuar këtë mëngjes, pasi banorët kanë bllokuar urën në hyrje të fshatit, duke penguar hyrjen...

U gjet i pajetë pranë Liqenit të Shkopetit, 23-vjeçari dyshohet se është vrarë

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Mat, ku një 23-vjeçar u gjet i pajetë pranë Liqenit të Shkopetit. Dyshohet se i riu Renis...

Gjermania me numër rekord banorësh! Shkak jo lindjet, por emigrimi

Në fund të vitit 2024, në Gjermani jetonin gati 83.6 milionë njerëz – më shumë se kurrë më parë. Krahasuar me vitin e kaluar,...

Mat/ Babai e denoncoi të zhdukur, 23-vjeçari gjendet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit!

Një 23-vjeçar është gjetur sot i pajetë pranë liqenit të Shkopetit. Ka qenë babai i tij që ka bërë kallëzim në polici mbrëmjen e...

Tragjedia në Shkodër, kush ishte kapiteni i anijes që dha jetën për të shpëtuar 2 turistë

Një 51-vjeçar, me detyrë kapiten i një anije që bënte guidë turistike në liqenin e Shkodrës, është mbytur në tentativë për të shpëtuar dy...

Lajme të tjera

Web TV