KLGJ shtyn shqyrtimin e kandidaturës së Dariel Sinës për Gjykatën e Lartë

KLGJ shtyn shqyrtimin e kandidaturës së Dariel Sinës si anëtar i Gjykatës së Lartë. Sina kandidon për anëtar të Gjykatës së Lartë nga radhët e jo gjyqtarëve.

Relatori deklaroi se do verifikohet skualifikimi i tij nga gara për Këshillin e Lartë Gjyqësor në vitin 2017 dhe më pas do të procedohet.

Dariel Sina, aktualisht komisioner publik, që garanton interesat e publikut në procesin e vettingut është kandidati i vetëm për vendin e 4 vakant në gjykatën e Lartë nga radhët e jogjyqtarëve./Bl.Ba/Fjala.al