Koha kur tifozët bllokonin rrugët dhe këndonin në kor, por sot futbolli në ‘gjumë’ -VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 28 shtator 2018 kryeqyteti gumëzhinte nga tifozët. Luhej derbi Tirana-Partizani dhe në kryqëzimin e “21 dhjetorit” tifozët e Partizanit të veshur me bluza të kuqe parakalonin duke kënduar himnin e skuadrës së tyre dhe e shoqëronin me zhurmën e vuvuzelave.

Tifozeria ishte e flaktë, mbështetësit ishin të shumtë dhe krijohej ideja që gjithçka po ecte normalisht.

Nga ana tjetër tifozeria e Tiranës ishte gjithashtu e zjarrtë, ata kishin shallin bardhë e blu të hedhur në qafë dhe këndonin himnet që lartësonin skuadrën e Tiranës. Përballja ishte e fortë, ishte derbi që në çdo kohë ngjall kureshtje dhe i përfshin të gjithë njerëzit dashur pa dashur.

Sot situata në kryeqytet dhe në të gjithë vendin tonë paraqitet ndryshe.

Fillimisht futbolli u pezullua nga pandemia, gjithçka kaloi në kolaps ndërkohë që ndryshe nga vendet e tjera ku gjithçka ka nisur, Liga Profesionale e Futbollit ka bojkotuar kampionatin.

Vendimi është marrë në mënyrë unanime nga klubet e Kategorisë Superiore, dhe skuadrat do të vazhdojnë të protestojnë deri në përmbushjen e kërkesave drejtuar qeverisë.

Sipas vendimit të marrë edhe në mbledhjen e fundit të Ligës, ditën e shtunë skuadrat e Apolonisë dhe Kastriotit kanë dalë në fushën e stadiumit “Loni Papuçiu” të Fierit dhe i janë drejtuar qeverisë me një mesazh të lexuar nga kapitenët e të dy skuadrave. Më pas skuadrat janë kthyer në dhomat e zhveshjeve.

Protesta do të vijojë në të njëjtën formë edhe të dielën me katër çiftet e tjera të javës së tretë të Kategorisë Superiore sipas kalendarit, më konkretisht Teuta – Kukësi, Vllaznia – Tirana, Bylis – Skënderbeu dhe Partizani – Laçi.

Atmosfera e para dy viteve në Tiranë ishte e bukur dhe gjithëpërfshirëse. Tani në studiot televizive diskutohen vetëm kampionatet e huaja ndërsa për sa i përket futbollit në Shqipëri analiza qëndron tek bojkoti dhe deri sa do të zgjasë kjo gjendje.

Lexo edhe :  Cristiano Ronaldo i propozon për martesë Georgina Rodriguez

Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Pyjet po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e paligjshme rrezikojnë ekosistemin

Pyjet e Shqipërisë po tkurren çdo vit, për shkak të zjarreve, prerjeve të paligjshme dhe mos-mbjelljes së drurëve të...

“Pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës?”, përgjigjet Rama: Duhen bërë ca llogari…

Përse Shqipëria nuk disponon avionë zjarrfikës? Kësaj pyetje të bërë së fundmi nga shumë persona nisur edhe nga zjarret që po përvëlojnë Shqipërinë ditët...

Arsyet pse izraelitët kanë mbyllur sytë ndaj Gazës

Nga Shira Efron* Një lumë imazhesh të fëmijëve të uritur në Rripin e Gazës ka tërhequr vëmendjen e botës, duke thelluar zemërimin ndaj veprimeve të...

“Nuk iki dot”/ Banorja refuzon të lërë banesën në Delvinë: Më dhimbset

Një banore e quajtur Miranda, ka refuzuar të lërë banesën e saj në Delvinë. Gazetarja Kristi Gongo ka bashkëbiseduar me zonjën, e cila refuzon...

Trump-Zelensky, historia e një marrëdhënieje toksike

Nga Giuseppe Sarcina për Corriere della Sera Marrëdhënia toksike midis Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky është një pjesë gjithnjë e më e dukshme e krizës...

Lajme të tjera

Web TV