Kryebashkiaku Gurma mban premtimin/ Publikon projektin që do të lehtësojë fluksin në Sarandë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma publikoi projektin më të ri për këtë qytet.

Në rrjetin social Facebook, ai ka publikuar pamjet nga puna për ndëtimin e rrugës nr 1 Lëkurës – Kanali i Çukës, vepër në vlerën e rreth 462 milion lekë me TVSH, me një gjatësi 2.33 km gjerësi 11 m,gjerësi të brezit të kalimit të automjeteve 8 m, me trotuare në të dy anët,si dhe të gjithë elementët e tjerë të nevojshëm të infrastrukturës rrugore.

Ky investim do të jetë një ndihmë thelbësore për qytetin bregdetar në lehtësimin e trafikut gjatë sezonit turistik. Ndërkohë ky është një premtim tjetër i mbajtur nga kryebashkiaku Gurma që e ka premtuar gjatë fushatës elektorale.

Postimi i plotë:

“Është futur në proçesin e tenderimit dhe së shpejti pritet të fillojë puna për ndëtimin e rrugës nr 1 Lëkurës – Kanali i Çukës,vepër në vlerën e rreth 462 milion lekë me TVSH,me një gjatësi 2.33 km gjerësi 11 m,gjerësi të brezit të kalimit të automjeteve 8 m,me trotuare në të dy anët,si dhe të gjithë elementët e tjerë të nevojshëm të infrastrukturës rrugore.

Do të jetë një unazë panoramike e Sarandës,që lehtëson ndjeshëm fluksin e lëvizjes urbane kryesisht gjatë sezonit turistik,por që jep në të njëjtën kohë tjetër qasje,koncept e zhvillim për zonën ku ajo kalon.

I lumtur që po bëhet realitet një ëndërr e kahershme e banorëve,domosdoshmëri për qytetin,por edhe një premtim i bërë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 2019.

Premtime të mbajtura!”, shkruan Gurma.


Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV