Ministrja Denaj: Si do jetë buxheti i vitit 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diskutimi më i rëndësishëm i këtyre ditëve për ekspertët e ekonomisë është buxheti i vitit 2021. Por si do jetë ky buxhet dhe sa do jetë shifra?

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj tha në emisionin ‘HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU’ se ky do jetë buxheti më i madh që ka patur Shqipëria por nuk dha zëra të veçantë të tij.

“Jemi duke e bërë. Sot kemi dy objektiva, sot kam raportin e FMN-së, kam dhe draftin final të projekt buxhetit, i cili nëse nuk kalon këtë të mërkurë për arsye teknike do të kalojë të mërkurën tjetër.

Me aprovimin që do bëhet për projekt-buxhetin 2021 kryeministri do t’a anonçojë. Arsimi, sidomos ai parauniversitar sepse është shumë e rëndësishme që të mos fokusohemi vetëm tek arsimi universitar. Jemi duke përfunduar detajet e fundit të projekt-buxhetit i cili në vitin 2021 do të mbështet në dy drejtime kryesore.

1.Rindërtimi, i cili përsëri dhe në vitin 2021 do të ketë një mbështetje buxhetore të konsiderueshme. Më herët unë thashë që fondi i rindërtimit për 2021 shkoi në 310 milionë dollarë dhe jemi diskutuar nëse do të jetë 250 apo 270 milionë. Për 3 vite është menduar që fondi I rindërtimit për 3 vite( 2020-2021-2022) do të jetë 650 milion dollarë. Që ti japësh procedurës kohë duhet t’I japësh fomde më shumë vitin e parë dhe të dytë.

2.Së dyti janë disa projekte infrastrukturore që po përfundojnë dhe duhen përfunduar. Unaza e Tiranës, Kardhiq-Delvinë, janë disa lote që duhet të mbyllin këto punë publike që janë dhe na vështirësojnë.

3.Së treti rritjet e rëndësishme të rrogave në arsim dhe shëndetësi.

Do të jetë një buxhet i konsiderueshëm në rritje shpenzimesh. Buxheti më i madh se viti 2020 në investime. Nuk flas me fjalë bombastike, por në fjalë që mbështeten në shifra. Kemi rritur shpenzimet kapitale kemi ulur shpenzimet operative. Shpenzimet operative që kanë të bëjnë me udhëtime jashtë shtetit do të shkurtohen./Jo.Be/Fjala.al

Lexo edhe :  Premtoi para në këmbim të votës për PD-në e Berishës, në pranga 38-vjeçari në Lushnjë!

Të fundit

BE identifikon 7 vende të sigurta për azilkërkuesit, përfshihen shtetet kandidate

Bashkimi Evropian ka identifikuar 7 vende që i konsideron vende të sigurta origjine, në kuadër të propozimeve për përshpejtimin...

Stacionet e plazhit, nis faza e dytë e aplikimit

Nisin aplikimet e fazës së dytë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi për sezonin turistik veror 2025. Sipas njoftimit të ministrisë së turizmiti dhe...

Mot i keq në Italinë veriore, disa rajone mund të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Një valë e madhe e motit të keq po godet rajonin e Piemontes, me kryeqytet Torinon. Mëngjesin e sotëm lumi Po ka dalë nga...

Të shtëna me armë zjarri në Universitetin Shtetëror të Floridës, 4 persona të plagosur

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mesditën e sotme në kampusin e Universiteti Shtetëror të Floridës, sipas burimeve lokale të zbatimit të ligjit. Forcat...

Iu refuzua kërkesa në rendin e ditës, FSHF bojkoton Asamblenë e Përgjithshme të KOKSH

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e 31-të të Përgjithshme të KOKSH, që do të...

Lajme të tjera

Web TV