Ministrja e re e Arsimit inspekton shkollat, porosi mësuesve: Asnjë tolerim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka dalë sot në terren, ndërsa ka vizituar disa shkolla të ndryshme në kryeqytet, ku ka parë nga afër se si respektohen masat anti-COVID-19 dhe kushteve të tjera higjieno-sanitare.

Gjatë fjalës së saj, Kushi iu la porosi drejtuesve të shkollave, ndërsa shtoi se ata duhet të jenë të ashpër.

“Kjo është sfida e jonë e përbashkët. Prandaj, detyrat qytetare si mbajtja e maskës, ruajtja e distancës, larja e shpeshtë e duarve dhe kujdesi për veten dhe të tjerët janë themelore që këtë periudhë jo të lehtë ta kalojmë me sukses, të sigurojmë mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe mbi të gjitha, të ruajmë shëndetin e gjithsecilit Ju mund të mos sëmureni rëndë por jeni transmetues”, iu drejtua Kushti nxënësve.

Ndër të tjera ajo theksoi se për ato shkolla që nuk kanë mundësi që të sigurojnë maskat, ato janë gjetur.

“Duhet të jeni shumë të ashpër. Asnjë tolerim. Jemi kujdesur që edhe shkolla të ketë maska në ato raste kur nuk i sigurojnë.

Tre mujori i parë është i garantuar edhe me maska edhe me dezinfektonte. Fokusi ynë është mbarëvajtja e vitit shkollor dhe shëndeti i nxënësve dhe mësuesve”, tha ajo./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Apple dhe Meta ‘i shpëtojnë’ sanksioneve të BE-së për shkelje të rregullave

“Gjigandët amerikanë të teknologjisë Apple dhe Meta nuk do të përballen me sanksione menjëherë për mospërmbushje të detyrimeve sipas...

Studimi/ ChatGPT mund të jetë duke dëmtuar aftësitë e të menduarit kritik

Një studim i ri i udhëhequr nga studiues në MIT zbulon se përdorimi i ChatGPT të OpenAI mund të ndikojë negativisht në aftësitë e...

Bavarezët duan ta shesin, lojtari insiston: Dua të fitoj te Bajerni, nuk largohem

Lamtumirë? As që bëhet fjalë! Kingsli Koman (29) është në fakt në listën e shitjeve të Bajernit të Mynihut. Drejtori sportiv Maks Eberl (51) shpresonte...

Takimi Iran-BE, Teherani zbulon kushtin e vetëm për të negociuar me SHBA-të

Irani do të takohet me SHBA-në për bisedime bërthamore vetëm nëse Izraeli pranon të ndalojë sulmet ndaj vendit, u thanë zyrtarët iranianë homologëve të...

5 vendet më të sigurta evropiane në rast të një konflikti bërthamor

Kërcënimi i luftës bërthamore mund të duket i largët, por frika që ajo shkakton në të gjithë Evropën është shumë reale. Nëse do të shpërthente...

Lajme të tjera

Web TV