“Mos i shkruaj, injoro!” Eros Grezda këshillon Yll Limanin në lidhje me dashurinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtari i njohur, Ylli Limani, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re “Buzët e kuqe”.

Sikundër na kishte paralajmëruar këtë herë këngëtari vjen ndryshe nga projektet e tjera, me një këngë të frymëzuar nga trendi më i ri botëror: rikthimi i periudhës së viteve ’80.

Kënga flet për një marrëdhënie të përfunduar, mirëpo dashuria dhe xhelozia ende jetojnë te Ylli (si protagonist i këngës) dhe ndër të tjera në tekst thuhet :

Mos i ly ti buzt e kuqe
Mos u dok mas mirti n’bot
Se hala xhelozoj
Se jom idiot

Dhe sikundër e kemi parë deri tani, nisur nga tekstet dhe këngët e tij melankolike, Ylli shpesh etiketohet si një djalë “zemërthyer”, ndonëse vetë na ka treguar se nuk është siç na vjen nëpërmjet këngëve.

Duket se këtë përshtypje ka krijuar edhe te futbollisti Eros Grezda, i cili nisur nga teksti i ka dhënë një këshillë publikisht këngëtarit.

Në një video të këngës postuar nga ky i fundit në Instagram, Erosi shkruan me nota humori: “Mos i shkruj o bablok, injoro!”.

“Ni kangë tjetër o tu e injoru…n’qit kangë s’kom pas qare“- ia ka kthyer Ylli si për të treguar edhe një herë se këngët e tij nuk lidhen me jetën personale. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Ndihmonte emigrantët nga vendet e treta për të kaluar kufirin, arrestohet 28-vjeçari!

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër, pasi ndihmonte emigrantë nga vendet e treta që të kalonin kufirin,...

A po përfiton personalisht Trumpi nga posti i presidentit?

Që nga rizgjedhja e tij si president i SHBA-së, Donald Trump është përballur vazhdimisht me akuza për përfitime personale. Në fakt, Trump dhe familja e tij...

U kap me kokainë në makinë, lihet në “arrest shtëpie” vajza e Eli Farës

Gjykata ka lënë nën masënm e sigurisë “arrest me burg” vajzën e këngëtares Eli Fara, Roxhensa kapurani alias Marina Fara. Marina u kap ditën e...

Rama thirrje për t’iu bashkuar aksionit të pastrimit: Do zhvillohet në 10 parqe

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë mëngjesin e së shtunës një mesazh për qytetarët, duke i ftuar t’i bashkohen aksionit “Male të Pastra”, i cili do të...

ANALIZA/ Pse Donald Trump beson se e meriton çmimin Nobel të paqes

Përpjekjet e Donald Trump për të përfunduar luftën në Ukrainë kanë rikthyer fushatën e tij për të fituar Çmimin Nobel të Paqes. Gjatë një...

Lajme të tjera

Web TV