Angela Merkel takim privat me Alexei Navalny

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, konfirmoi të hënën se kancelarja gjermane Angela Merkel e kishte vizituar në një spital në Berlin ku po trajtohej për atë që u cilësua nga autoritetet gjermane si helmim përmes një agjenti nervor.

“Po kishte një  takim, por nuk ka pse të cilësohet si sekret”, tha Navalny në Twitter, teksa i referohej disa raportimeve në media ku thuhej se Merkel kishte vizituar Navalny në fshehtësi në spitalin ku ai qëndroi për 32 ditë.

“Ishte më tepër një si një vizitë private dhe bisedë me familjen. I jam shumë mirënjohës kancelares Merkel që më vizitoi në spital”, shkruan politikani rus.

Revista gjermane Der Spiegel raportoi të dielën në mbrëmje, pa përmendur burime, se Merkel kishte vizituar Navalny në fshehtësi por pa specifikuar se kur kishte ndodhur.

Navalny qëndroi plot 32 ditë në spital, prej të cilave 24 ditë në terapi intensive. Më pas doktorët shpallën se gjendja e tij ishte përmirësuar mjaftueshëm për ta lënë të mirë. Ai do të qëndrojë në Gjermani deri kur të kryejë seancat e rehabilitimit.

Navalny, politikan dhe hetues për korrupsionin, është ndër kritikët më të ashpër të presidentit Vladimir Putin. Ai u dërgua në Gjermani dy ditë pasi u sëmur gjatë një fluturimi drejt Rusisë.

Aleatët e Navalny kanë akuzuar Kremlinin për helmimin e tij, por akuzat janë hedhur poshtë nga zyrtarët rusë.

Navalny qëndroi dy ditë në koma në një spital në Siberi, ku doktorë rus thanë se nuk kishin zbuluar gjurmë helmimi. Ekspertë gjermanë të armëve kimike deklaruan më pas se opozitari rus ishte helmuar me Novichok, agjent nervor i periudhës sovjetike, çka u konfirmua edhe nga laboratorë në Francë dhe Suedi. Ru. Do/ Fjala.al

Lexo edhe :  SHBA, sekretares së Sigurisë Kombëtare i vjedhin çantën teksa darkonte në një restorant

 

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV