Bardhi: PD po bën gati kallëzimin, askush nuk prek votën e lirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i PD Gazment Bardhi ka denoncuar ndryshimin e vendbanimeve pa kërkesë të qytetarëve duke e cilësuar si një operacion kriminal të qeverisë për të manipuluar listat e zgjedhësve.

Kësaj radhe Bardhi thekson se PD po bën gati kallëzimin penal për Sandër Lleshaj dhe Drejtorin e Gjendjes Civile, Bledar Doracajn për shkelje të rëndë.

Ai garanton se askush nuk do të prekë votën e lirë dhe që nga Lleshaj deri tek nëpunësi më i thjeshtë, kush fut duart në listat e votuesve për të deformuar vullnetin e qytetarëve do mbajë përgjegjësi.

Statusi i plotë i Bardhit

Qeveria e Edi Ramës ka nisur manipulimin e listave dhe nuk ka mashtrim të Sandër Lleshajt që ta mbulojë këtë operacion kriminal.

Emisioni investigativ “Boom” e ka ka kapur me presh në duar Sandër Lleshajn dhe Edi Ramën. Dëshmitë e qytetarëve janë të drejtpërdrejta dhe nuk lënë vend për diskutime. Qytetarëve u është ndërruar vendbanimi pa kërkesën e tyre, në shkelje flagrante të ligjit.

Ligji e thotë qartë se me ndryshimin e vendbanimit, qendra e votimit ndryshon automatikisht. Çfarë thotë Sandër Lleshaj, është një përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar manipulimin e listave të votuesve, një tjetër përpjekje e dëshpëruar e Edi Ramës përpara largimit të pashmangshëm.

Do apo nuk do Edi Rama, qytetarët do të dalin në votime masivisht dhe do të çlirohen nga ky regjim që vetëm i vjedh.

Askush nuk do të guxojë të prekë votën e lirë! Partia Demokratike po bën gati kallëzimin penale për Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile, Bledar Doracaj për shkeljen e rëndë të ligjit dhe të së drejtës për votim të qytetarëve.

Që nga Sandër Lleshaj deri tek nëpunësi më i thjeshtë që fut duart në listat e votuesve për të deformuar vullnetin e qytetarëve, do të mbajë përgjegjësi para ligjit!/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Vrasja e Renis Dobrës, mes personave të shoqëruar edhe një vajzë

Mes personave të shoqëruar për vrasjen e Renis Dobrës, raportohet se është edhe një vajzë. Vajza e shoqëruar është e...

Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit, ulin investimet në 5-mujor

Shpenzimet e pushtetit vendor për 5-mujorin e parë 2025 evidentojnë zhvendosje të theksuar drejt shpenzimeve të personelit dhe tkurrje të mëtejshme të shpenzimeve kapitale...

Zotohet Blushi: Tërhiqem nga politika nëse në dosjen e Metës ka shkelje penale

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha se përdorimi i kartës nga Monika Kryemadhi ka çuar në divorcin me Ilir Metën,...

Pushime me influencerët, mënyra e re e udhëtimeve në epokën digjitale

Në vitin 2025, një formë e re e turizmit po përhapet mes të rinjve: pushimet me influencues. Ky trend po shpërthen në mënyrë tregtare dhe...

Rama në SchwarzGroup: Interes për të investuar në Shqipëri

  Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit në Bavari, pati një vizitë në sipërmarrjen më të madhe gjermane, SchwarzGroup. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Rama u...

Lajme të tjera

Web TV