Berisha: Azem Hajdari shkoi në Tropojë dhe i dhanë 140 plumba, kërkohej të vritej nga shteti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri berisha  Berisha ka folur në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit. Berisha në rrëfimin e tij u shpreh që që Hajdari nuk kishte asgjë personale me bandën e Haklajve.

Azem Hajdari kërkohej të vritej nga shteti”, është shprehur më tej Berisha.

Berisha tha që i ka kërkuar Hajdarit të largohej 6-muaj deri sa situate të qetësohej.

 

Ju kishin vënë në dijeni se do e vrisnin Azem Hajdarin?

Sigurisht, Azemi nuk kishte asnjë problem personale me bandën e Haklajve. Ai shkoi në Tropojë i dhanë 140 plumba, në qershor. Erdhën afër degës së punëve të brendshme i zunë pusi, iu shpëtojë. Ky ishte një urdhër politikë për të asgjësuar Azemin. Unë i kam thënë Azem mirë është të zhdukesh 6 muaj diku. Ka dy mënyra ose të fshihet ose të qëllosh, por kjo nuk ishte rruga jonë. Azemit i kishin dalë në pritë edhe tek shtëpia, ata ishin vrasësit e shtetit. Azem Hajdari kërkohej të vritej nga shteti. Janë përpjekur ta paraqesin si një sherrnaj, por Azem Hajdarit, familja e tij, rrethi i tij, nuk kanë pasur kurrë, gjer ditën kur është vrarë, as edhe një sherr më të vogël me bandën kriminale të Haklajt. Azem Hajdari ka qëlluar politikisht kundër terrorit e vrasjeve, që kjo bandë kryente në Tropojë më shumë se cdo luftë. Sigurisht që Azemi më kishte vënë në dijeni se donin ta vrisnin. Shteti kërkonte ta vriste përmes këtyre. Më kishte thënë, ai shkoi në Tropojë dhe i dhanë 140 plumba makinës së tij. I zunë pusi, por shpëtoi për mrekulli. Kishte një urdhër politik për ta asgjësuar Azem Hajdarin, për shkak të asaj që kishte bërë sistemi./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Shqipëria po plaket, grupmosha mbi 60 vjeç zuri një të tretën e popullsisë në 2024

Trendet demografike po përkeqësohen nga viti në vit, me rënie të fortë të popullsisë së re në moshe dhe...

Pamjet/ Shkrumbohet nga flakët restoranti në Theth, zjarri shuhet nga banorët! Detajet

Një restorant në Theth është shkrumbuar nga flakët në mesnatë. Siç shihet nga pamjet i gjithë restoranti është nën “pushtetin” e zjarrit. Nga flakët raportohet se ka...

Paundi dhe dollari në “krizë”/ Kursi i këmbimit, 10 korrik 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.9 lekë dhe do të shitet me 84.1 lekë. Euro do të...

Automjeti del nga rruga dhe përfundon në liqen, humb jetën 34-vjeçari

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 34 vjeç, dyshohet se si pasojë e humbjes së...

Ulen temperaturat/ Sa do të shënojë termometri ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas SHMU, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin...

Lajme të tjera

Web TV