Heronj dhe patriotë të vërtetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

29 Shtator 1916 – Një grup oficerësh austriakë në Shqipëri nisen për të plaçkitur monumentet e kulturës në Apolloni, por befasohen nga thirrjet “ndal” të oficerit shqiptar Kamber Benja dhe 2 nënoficerëve të tij, Bexhet Manastirliu dhe Abaz Taushani; pas shkëmbimeve të shtënash me armë, tre oficerët shqiptarë mbetën të vrarë në mbrojtje të pasurive të trashëguara kulturore. Për nder të tyre, që prej vitit 2007, Shqipëria e ka shpallur 29 shtatorin si Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore.

Me emrin Apolloni në botën e antikitetit të herëshëm ka patur shumë vendbanime, por Apollonia afër Pojanit të Fierit, cilësohet nga historianët si qyteti më i rëndësishëm si nga pikëpamja strategjike edhe kulturore. Apollonia, në trojet e fisit ilir Taulant, fillimisht quhej Gylakeia sipas themeluesit të saj ilir, Gylaks, por emri u ndryshua më vitet 600 pes për të nderuar Perëndinë Apollo. Apollonia është përmendur nga Straboni në “Geographica” si qytet jashtëzakonisht i mirë-qeverisur.

Aristoteli e quan Apolloninë qytet të rëndësishëm që vërteton se sistemi oligarkik është i suksesshëm; dhe se si nje grup i vogël në numër por i pasur kolonizatorësh grekë nga Korfuzi e Korinthi arriti të kontrollojë qytetin e banuar nga popullsi krejtësisht ilire. Për një kohë, Apollonia ishte e përfshirë mes zotërimeve të Pirros së Epirit.

Në vitin 229 pes, qyteti u vu nën kontrollin e Republikës Romake, ndaj të cilës thuhet se ishte tepër besnik; për këtë edhe u shpërblye në vitin 168 pes, kur pasuritë që Roma sekuestroi nga mbreti Gent i Ilirisë, ia dhuroi qytetit të Apollonisë. Në vitin 148 pes, Apollonia u bë pjesë e provincës romake të Maqedonisë ose Epiri i ri. Gjatë Luftës Civile romake midis Pompeit dhe Jul Cesarit, Apollonia mbështeti këtë të fundit, por mori anën e Markus Brutus në vitin 48 pes. Më 44 pes, Oktaviani 19-vjecar, i cili më vonë do të quhej Augustus, ndodhej për studime në Apolloni, kur mori lajmin e vrasjes së Cezarit – Oktaviani ishte fëmija i birësuar i Cezarit – dhe prej Apolonisë ai u nis për të ndëshkuar vrasësit e të atit, si dhe për t’u bërë Perandori i parë romak.

Lexo edhe :  31 korrik 1948 - Fundoset “USS Nevada”, anija që i mbijetoi dy bombave atomike

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV