Intervista/Anila Denaj: “Do t’i rrisim pagat për mjekët, infermierët dhe mësuesit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Roland Qafoku

Ministrja e Financave, Anila Denaj, në një intervistë për emisionin “HARD TALK nga Roland Qafoku”, tregon arsyet se përse qeveria vendosi rritjen e pagave për dy sektorë të rëndësishëm, si shëndetësia dhe arsimi. Projektet për rindërtimin nga pasojat e tërmetit dhe investimet në infrastrukturë. Diskutimi për taksën fikse 9%, të artikuluar nga opozita, dhe këndvështrimi i ministres që në një vit e nëntë muaj në detyrë po përballet me “trysninë” e pasojave të tërmetit dhe të pandemisë.

Ministrja e Finacave, Anila Denaj, edhe kohën e ka “ekonomi”. Ajo ka lënë takim me përfaqësues të FMN-së për të diskutuar mbi financat në vend dhe projeksionin për të ardhmen, që sado nuanca t’i jepen, anojnë nga ngjyra gri, e kushtëzuar nga rrethanat… Është ministre në një kohë të vështirë, ku pas dy muajsh mbushet një vit nga tërmeti tragjik i i 26 nëntorit 2019 dhe më shumë se shtatë muaj nga pandemia e koronavirusit.

Biznesi ulëret për mbështetje financiare dhe ulje taksash, ministritë kërkojnë fonde, institucionet e pavaruara gjithashtu, fushata zgjedhore është në prag, ndërsa punonjësit e shëndetësisë, arsimit apo strukturave të rendit gjithashtu janë shprehur për rritje pagash. Në fund të gjithë kanë një drejtim: “Arkën e Ministrisë së Financave”, e cila para se të japë atë që kërkohet, duhet t’i bëjë mirë llogaritë për buxhetin e të gjithë vitit dhe më pas të mendojë për tenderë, apo rritje pagash.

E ardhur si një tekniciene, ministrja Denaj suksesin apo dështimin nuk e ka nga “artikulimi poltik”, i cili aktualisht duket i tepërt, por të kollondrisë atë buxhet që siguron Shqipëria dhe më pas të bëhet shpërndarja në mënyrën e drejtë e të duhur. Në një intervistë për emisionin “HARD TALK nga Roland Qafoku”, Denaj shprehet se është parashikuar në buxhet që sistemi i shëndetësisë të pësojë një rritje pagash, po ashtu edhe arsimi. Projektet për të ardhmen dhe një mendim mbi platformën e opozitës për rikthimin e taksës 9%.

 

Ju keni dhënë një lajm të mirë javët e fundit, që do rriten pagat e mjekëve dhe mësuesve me 40%. Është një lajm me të vërtetë shumë i mirë, por kjo e mjekëve tingëllon pak… Duhet të ndodhte pandemia që të rriteshin pagat e mjekëve?

Po kur është bërë rritja më e fundit e pagave të mjekëve?

-Të vetmet paga që ka rritur Partia Socialiste janë ato të mjekëve.

-Edhe ato të infermierëve. Do të thotë që nuk është hera e parë që ndodh në një qeverisje të të dy mandateve.

 

Por problemi kardinal i Shqipërisë është pikërisht mungesa e rreth 5000-6000 mjekëve, të cilët janë larguar vetëm për arsye të pagës, kjo i ka bërë ata të ikin.

Roland, ju i keni parë lëvizjet e profesioneve si mjekë, infermierë në rajon. Unë do t’ju ftoja të shikonit Bullgarinë, do t’ju ftoja të shikonit Maqedoninë e Veriut edhe Serbinë deri diku, por të paktën këto dy të parat. Ju do të shikoni që ka një fluks të largimeve edhe nga Bullgaria, edhe nga Maqedonia e Veriut drejt tregjeve.

Sepse rrogat që një treg pune si Gjermania ofron, nuk mund të krahasohen me rritjen e pagave që buxheti ynë mundëson e kjo edhe për një element tjetër. Ne vërtet po bëjmë një rritje të rëndësishme, por ne duhet të kemi një hierarki strukture pagash, sepse po aq të rëndësishëm janë edhe arsimtarët, po aq të rëndësishëm janë edhe policët. Pra, të gjitha strukturat të cilat janë në shërbim të popullsisë, kanë dhe vendosen në një hierarki pagash dhe rritje pagash që duhet të jetë proporcionale.

 

-Dakord, por ju një vit e nëntë muaj keni në atë detyrë, sepse ka pasur dhe persona të tjerë dhe kjo është e qeverisë

Po nuk e marr personale unë, unë e marr për qeverinë, sepse nuk mund të rriten vetëm 100% pagat e mjekëve dhe të rrinë 0% të policëve apo të arsimtarëve. Për një diskutim tregu që konkurrojmë me Gjermaninë. Ne nuk po konkurrojmë me Gjermaninë. Do ta marrësh patjetër, jo si justifikim, vajtjen e mjekëve nga Bullgaria.

 

-Mirë, por këtë krahasim e bën shpesh kjo mazhorancë.

Po pse e bën?

 

-Sepse ne dy milion banorë jemi. Po ikëm të gjithë, mbaron, shuhet.

E para, s’jemi të gjithë mjekë. Së dyti, nuk krahasohet raporti me sa popullsi je. Shikohet çfarë e motivon një person për t’u larguar. Unë besoj që po të ofroheshin rroga gazetarësh dhe të merreshin nga Shqipëria, apo ekonomistësh jashtë, ne do ta mendonim edhe ta linim këtë treg. Kështu që, kjo shikohet me çfarë atraksioni dhe çfarë konkurrueshmërie ofrojnë. Kështu që, kur të ofrohet ky call për ju dhe për mua, do ta mendonim edhe ne.

 

-Dakord zonjë, por qeveritarët mendojnë shumë më thellë se njerëzit e zakonshëm dhe kanë politika.

Prandaj po flasim për politikë e rritje pagash. Folëm për 21% para disa vitesh për mjekët dhe 23 për infermierët dhe nuk është një rritje e vogël, dhe tani po flasim për 40%. Ajo që po them është që nuk mund të shkohet vetëm në rritje të pagave të mjekëve, pa krahasuar dhe rritjen e të tjerëve. Është dhe arsimi.

 

-Përse këta të tjerët, sepse përmendët dhe punonjësit e policisë.

Punonjësit e policisë kanë një projeksion dhe një objektiv pak ndryshe. Ne kemi aprovuar këtë vit një rritje të rëndësishme të numrit të Policisë së Shtetit. Kemi aprovuar dhe struktura të mëparshme që nxisin kalimin edhe të punonjësve nga një strukturë në një strukturë tjetër dhe besoj që rritja e numrit të punonjësve në Policinë e Shtetit, ulja e moshës mesatare, rritja me trajnime edhe nëpërmjet akademisë së tyre, apo fokusi që edhe kryeministri brenda universitetit i ka dhënë akademisë dhe policisë, janë premisa të rëndësishme për ta fokusuar vëmendjen te shërbimi i policisë.

 

-Po për mësuesit zonjë, jo vetëm kjo rritja për ata nuk është asnjëherë mjaftueshëm, por mjekësia dhe arsimi janë dy shtyllat më të rëndësishme të një shteti, por edhe ajo paga e 13-të që përflitet dhe është bërë një debat kombëtar.

Struktura e pagave nuk ndahet veçmas për një grup me një grup tjetër. Konteksti i pagës së 13-të është një kontekst i cili nuk futet në strukturën e pagave dhe ne flasim për pagesa orësh jashtë orarit, sikurse kemi folur edhe për policinë më herët, ku numri ishte më i reduktuar, përpara se të bënim rritjen e numrit të policëve, jepnim orët jashtë orarit.

E njëjta gjë ndodh dhe do të ndodhë me arsimtarët. Ne sot kemi arsimtarë të cilët janë duke punuar në kushte të vështira, sidomos në qytetet Tiranë dhe Durrës, ju e dini besoj që ka shkolla që punojnë me katër turne për të siguruar jo vetëm vakumin e mungesës së shkollave nga tërmeti, por edhe protokollet e shëndetësisë për Covid-in. Pra, këta arsimtarë të cilët po punojnë me katër turne, nuk është për t’i lënë jashtë vëmendjes dhe, sigurisht, çdo orë jashtë orarit të punës paguhet.

Por, më tej që të vendosësh të marrësh në punë sot një numër të konsiderueshëm arsimtarësh për një situatë pandemie, të cilën nuk e dimë se sa e gjatë do të jetë, nuk është as strategjia e duhur. Prandaj, pagesat jashtë orarit dhe rritja e rrogës janë menduar si një strategji e cila për 2021-shin do të jetë e materializuar dhe e anonçuar nga kryeministri brenda muajit shtator.

Lexo edhe :  Reshje masive dëbore në disa zona të qarkut Shkodër, probleme në qarkullim

 

Ka një diskutim politik ditët e fundit në Shqipëri, opozita dhe kreu i PD-së, Basha, ka pothuajse 2 trofe të ngritura në dorë, taksa 9% e sheshtë dhe fuqizimi i shtresës së mesme. Në fakt, fuqizimi i shtresës së mesme është mikluese si tezë. Cili është komenti juaj?

Më pëlqen që teoritë populiste të një politike të djathtë janë vendosur përballë një politike të majtë që, në fakt, në të gjithë vitet e qeverisjes e ka treguar mbështjen me fakte dhe jo thjesht me miklime. Për të dhënë dy krahasime dhe për ta bërë debatin më të prekshëm. Së pari, zoti Basha duhet të jetë i qartë si do të aplikohet ky 9%, nëse do të aplikohet për të gjithë.

Nëse aplikohet për të gjithë, nëse kalkulojmë normën efektive të tatimit mbi pagën, sot pothuajse 94% e shqiptarëve e kanë normën efektive deri te 9%. Për 6%, për ata që e kanë rrogën mbi 100 mijë lekë, ulja e normës efektive të tatimit mbi pagën do të jetë aq e madhe në vlerë absolute, saqë kushdo që bën kalkulime do të kuptojë se më shumë se një politikë populiste ata që do të përfitojnë me të vërtetë janë ata që fitojnë mbi 100 mijë lekë rrogë.

Ata që marrin rrogë deri në 30 mijë dhe e kanë 0 janë 221 mijë persona dhe nga ky grup 30 mijë lekë deri në 100-110 mijë e kanë 2-4-9 % normën e tatimit mbi pagën. Por po të aplikosh tatimin e ri, do të ketë ulje absolutisht, por uljen më të madhe do ta kenë këta me 100 mijë. Bëhet një herë për 6% në vlerë absolute dhe pastaj flasim për politikë populiste.

Së dyti, brenda së njëjtës temë që është fiskalja, dhe sikur tatimin 9% ta shtrijmë dhe te biznesi. 101 mijë biznese do ta kenë zero % tatim-fitimin. Nëse e kanë 9% është pak problem, duket që po rriten.

Nëse flasim për ulje të kosniderueshme të të ardhurave nëpërmjet politikave fiskale, do të kisha një pyetje të drejtpërdrejtë: si do ta kompensojë zoti Basha apo qeverisja demokratike këtë ulje të buxhetit, sepse brenda vitit 2021 do të duhet të ballafaqohet me të gjitha shpenzimet, ato operative dhe kapitale me një ulje të konsiderueshme të të ardhurave që vijnë kryesisht nga tatimet, dhe këtë duhet ta bëjë brënda një viti dhe jo deri kur të mbarojë hetimi për PPP-të.

 

Po për atë që Basha e quan angazhimin e programit të PD-së për shtresën e mesme, cili është komenti juaj?

Rrogën mesatare sot e kemi tek 56 mijë lekë, kjo është paga mesatare. Unë vij nga edukime të mëparshme që zgjerimi i bazës te niveli i biznesit të mesëm apo te niveli i të punësuarve me të ardhura mesatare më të larta, është qasja e duhur për ta zhvilluar ekonominë e një vendi dhe duke ardhur me këtë background gjerman, unë do të doja të shikoja së pari një strategji si do të zhvillohet biznesi i mesëm dhe cilat janë politikat ekonomike të biznesit të mesëm.

Sigurisht, pasi të kem lexuar këto politika të cilat as ne nuk i kemi të zhvilluara në nivelin më të mirë të mundshëm, dhe kjo nuk do të thotë që jemi në konkurrueshmëri, por nëse në fokus vendosim biznesin SME, me politika ekonomike të zhvillimit dhe jo gjithmonë duke u mbështur te ombrella fiskale, ne do fillojmë të konkurrojmë me Gjermaninë, të paktën në atë që të kopjojmë disa nga skenarët që atyre u kanë funksionuar.

 

Çfarë është kjo të konkurrojmë me Gjermaninë se na çuditët zonjë.

Jo të konkurrojmë me Gjermaninë në rezultat, se s’kemi mundësi, por të marrim disa nga politikat e tyre për biznesin e mesëm, po. Nuk mund të flasim që do të rrisim rrogën 100 mijë lekë, pa thënë si. Por të kopjosh ekonomi që biznesin e mesëm e kanë pasur në fokus, kjo do të ishte zgjidhja e duhur. Kjo është një sfidë, është një sfidë edhe për mua.

 

Po me buxhetin?

Jemi duke e bërë. Sot kemi dy objektiva, sot kam raportin e FMN-së, kam dhe draftin final të projektbuxhetit, i cili nëse nuk kalon këtë të mërkurë, për arsye teknike, do të kalojë të mërkurën tjetër.

 

Si do të jetë ky buxhet, ajo që ne vëmë re është se të gjithë duan para dhe ju jeni shefja e parave të Shqipërisë. Të gjithë sektorët duan para. Ajo që më bën përshtypje është arsimi 2,4 %. Ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, tha se 500 dollarë në vit i takojnë çdo pedagodu për kërkim shkencor.

Në 2019 dy miliardë lekë ishte vetëm akomodimi i asaj që ishte pjesë e Paktit për Universitetin për të ulur tarifat. Kur flasim për arsimin, do ta marrim në totalitet, do ta marrim me numrin e punonjësve që janë mbi 38 mijë. Do të flasim për uljet që janë bërë në raport me tarifat vitin e kaluar dhe që e përmenda, do të flasim për rritjen e arsimit që nuk më takon mua ta anonçoj, i takon kryeministrit të vendit.

Me aprovimin që do të bëhet për projektbuxhetin 2021, kryeministri do ta anonçojë dhe arsimi, sidomos ai parauniversitar, sepse është shumë e rëndësishme që të mos fokusohemi vetëm tek arsimi universitar. Jemi duke përfunduar detajet e fundit të projektbuxhetit, i cili në vitin 2121 do të mbështet në dy drejtime kryesore:

1.Rindërtimi, i cili përsëri dhe në vitin 2021 do të ketë një mbështetje buxhetore të konsiderueshme. Më herët unë thashë që fondi i rindërtimit për 2021 shkoi në 310 milionë dollarë dhe jemi diskutuar nëse do të jetë 250 apo 270 milionë. Për 3 vite është menduar që fondi i rindërtimit për 3 vite (2020-2021-2022) do të jetë 650 milionë dollarë. Që t’i japësh procedurës kohë, duhet t’i japësh fonde më shumë vitin e parë dhe të dytë.

2.Së dyti janë disa projekte infrastrukturore që po përfundojnë dhe duhen përfunduar. Unaza e Tiranës, Kardhiq-Delvinë, janë disa lote që duhet të mbyllin këto punë publike që janë dhe na vështirësojnë.

 Në 8 vite nuk keni përuruar një rrugë zonjë.

Do ta shikojmë se kur përfundojnë të gjitha, por besoj që kur të shkosh në Dibër, do ta vlerësosh Rrugën e Arbrit.

Kur mbaron Rruga e Arbrit?

Nuk e di, atë e di ministrja e Infrastrukturës. Unë di që buxheti nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë për këto projekte. 3. Së treti, rritjet e rëndësishme të rrogave në arsim dhe shëndetësi.

Do të jetë një buxhet i konsiderueshëm në rritje shpenzimesh. Buxheti më i madh se viti 2020 në investime. Nuk mund të them shifra përpara se të flasim me aprovime. Buxheti do të vijë në rritje. Rindërtimi do të marrë gjithmonë buxhet. Nuk preferoj të flas me fjalë bombastike, por preferoj të mbështetem në shifra. Kemi rritur shpezimet kapitale, kemi ulur shpenzimet operative. Shpenzimet operative që kanë të bëjnë me udhëtime jashtë shtetit do të shkurtohen./Jo.Be/Fjala.al

 

 

Të fundit

‘Shmangni përmbytjet!’, MM: Priten reshje intensive në 5 qarqe

Java e ardhshme do të nisë me reshje shiu dhe dëbore dhe me ulje të temperaturave. Sot Ministria e...

Wrestling në zi, ndahet papritur nga jeta legjenda Rey Mysterio

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare legjenda e “Wrestling”, Rey Mysterio. Legjenda e WWE mbylli sytë përgjithmonë ditën e djeshme, duke lënë pas një...

Rama njoftoi mbylljen e Tik Tok, Bardhi hap llogari dhe publikon datën e protestës

Kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e djeshme mbylljen e rrjetit Tik Tok për të paktën 1 vit. Tashmë prej kohësh ka qenë në diskutim...

Tregu i gjelave të detit në Baldushk, apeli i Veliajt: Blini produktet lokale

Ashtu siç është bërë traditë për festat e fundvitit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë...

Protesta e 23 dhjetorit, Këlliçi thirrje qytetarëve të Tiranës

Opozita do të zhvillojë protestën kombëtare të radhës nesër, më 23 dhjetor, në orën 17:00, si pjesë e aksionit të mosbindjes civile. Drejtuesi politik i...

Lajme të tjera

Web TV