Policia gjen armën e përdorur në masakrën në ish-bllok, me të u vetëvra pronari i “Adorions Palace”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është gjetur arma e krimit që është përdorur në masakrën e 4 tetorit 2018, në lokalin “Monopol” në ish-bllok që administrohet nga Redi Popesku.

Pistoleta çuditërisht është gjetur nga policia në banesën e bosit të kompleksit “Adorions Palace”, Eugert Lazaj. Me këtë armë Eugert Lazaj, bosi i kompleksit “Adorions Palace” rezulton të jetë vrarë me një plumb.

“Arma që është gjetur në banesën e tij luksoze në Farkë, është një pistoletë tip “Glock”-, thonë burime pranë policisë.

Në masakrën e 4 tetorit të para dy viteve mbeti i vrarë Fabiol Gaxhaj, dhe u plagos biznesmeni Ervis Martinaj dhe miku i tij, Elion Hato.

Eugert Lazaj u gjet i pajetë nga familjarët dhe pranë tij pistoleta “Glock”. Sipas raportit mjeko-ligjor viktima, Lazaj kishte një vrimë hyrëse me puthitje në anën e djathtë të kokës dhe vrima e daljes në anën e majtë të kokës./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV