Problemi i “pasaportave të arta” Europiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një pasaportë e BE-së është ndër dokumentet më të dëshiruar në botë. Mbajtësi i saj mund të jetojë dhe punojë ne 27 shtete të ndryshme, të gjithë të begatë dhe në paqe, madje dhe me ushqim të shkëlqyer.

Në llotarinë e së drejtës së shtetësisë, ata që lindin me një pasaportë që tregon “Bashkimi Europian”, janë patjetër fituesit. Vendosja e çmimit mbi një të drejtë të tillë është padyshim e vështirë, por Qipro ja ka dal t’i vëri një etiketë.

Investoni 2.2 milion euro në ishullin e Qipros dhe një pasaportë më të gjithë të drejtat ë një qytetari europian do të jetë e juaja! Pët këdo që është i lodhur nga një dokument që hap pak dyer, Malta e shet pasaportën europiane për gjysmën e çmimit te Qipros, për vetëm 1 milion euro.

Sigurisht që jo të gjithë mendojnë që kjo është një ide e mirë. Në një fjalim të mbajtur së fundmi, Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian deklaroi se këto “pasaporta të arta” janë një kërcënim për vendosjen e ligjit në Europë.

Indinjimi i saj është i kuptueshëm. Duke qenë se çdokush me një pasaport të BE-së mund të lëviz kudo nëpër bllokun europian, ca të ardhura pa shumë mund për qeverinë Qipriote mund të krijojë probleme për gjithë pjesën tjetër të bllokut. Që nga lançimi i skemës ne 2013, Qipro ka arkëtuar 7 bilion euro, shumë e barazvlefshme me një të katërtën e PBB vjetor të ishullit. Pasaportat i janë shitur shumë personave të pasur, por të diskutueshëm, të cilët tashmë janë të lirë për tu vendosur në Gjermani apo Francë.

Ndalimi i shitjeve të tilla do të ishte zgjidhja më logjike. Por situata nuk është kaq e thjeshtë. Vendimi se cili është apo jo shtetas, është një e drejtë themelore e secilit vend anëtar. Çdo vend i BE-së lëshon pashaporta përtej standardeve ligjore te natyralizimit. Shumë shtete i japin pasaportat si favore kundrejt diasporës për te zhbëre dëmet historike apo përfituar votues të rinj.

Në Irlandë për shembull, çdokush që ka një gjysh/e irlandeze ka të drejtën e shtetësisë irlandeze. Vetëm ne Britani, rreth 6 milion njerëz kualifikohen për një pasaport irlandeze. Ky numër është rreth 20% më i lartë se gjithë popullsia e Irlandës, dhe tashmë me daljen e Britanisë nga Irlanda, britanikët kanë më shumë arsye për të aplikuar.

Italia është akoma me zemërgjerë me diasporën. Mjafton të keni një paraardhës mashkull Italian dhe ju lind e drejta për të kërkuar pasaportën italiane. Nuk ka asnjë limit përgjatë vijës së paraadhësve meshkuj, kështu që e drejta shkon deri në krijimin e Italisë në 1861.

Lexo edhe :  Kush është "nxënësi" që do të kandidojë për president të Francës në vend të Le Pen?

Pasaportat mund të jepen edhe për arsye politike dhe Hungaria është shembulli më demostrativ. Pas rivendosjes së kufijve pas Luftës së Parë Botërore, shumë hungarez ngelën jashtë kufijve të vendit të tyre dhe e gjetën veten si qytetar të Serbisë and Rumanisë.

Nën qeverisjen e kryeministrit hungarez Viktor Orban, rreth 1 milion njerëz që mund të provonin prejardhjen nga territoret e ish perandoris Austro-Hungareze, u pajisën me pasaportë hungareze. Strategjia ka funksionuar: kur këta qytetar votojnë, padyshim që votojnë per Z. Orban.

Ofrimi i shtetësisë në formë “kërkese për falje”, apo zhbërje dëmi, është një praktikë e njohur. Austria, një shtet që nuk e lejon dyshtetësinë, tashmë lejon hebrenjtë që u perzunë nga vendi në 1930-1940, të kërkojnë një pasaportë austriake. Një e drejtë e tillë është edhe në kushtetutën gjermane. Spanja shkon edhe më larg, duke i dhenë të drejtën e shtetësisë spanjolle, hebrenjve që u dëbuan nga Spanja në shekullin e 15.

Çfarë mund të bëjë BE-ja për këtë problem atëherë?

Nëse nga njëra anë pasaporta mund të shihet si komoditet apo mjet politik, dhe nga ana tjetër si një premtim i përjetshëm si qytetar, hartimi i rregullave të përbashkëta për lëshimin e një pasaporte duket thuajse e pamundur. Patjetër që vendet anëtare e kanë të lehtë të kritikojnë Qipron dhe Maltën për mënyrën sesi japin shtetësitë, por për te pranuar kritikat sesi ata vetë procedojnë duket e vështire. Një përcaktim i qartë se kush kualifikohet apo jo për një pasaport europiane duket sikur zgjidhja logjike e problemit; por realisht është një makth.

Një përqasje Al Kapone mund të jetë një zgjidhje më efektive për BE-në përsa i përket rrëzimit të skemave që operohen nga Qipro dhe Mlta. Në vend të ndalimit të shitjes së pasaportave në mënyrë të drejtpërdrejtë, Brukseli mund t’i bindi “shitësit” përmes implementimit të legjislacionit të pastrimit të parave, që patjetër do të vështirësonte procesin për blerësit e dyshimtë milioner.

Gjithsesi vendosmëria e shtetit, apo avokatët dinak mund të sigurojnë vazhdimësinë e tregtisë. Lëshimi i shtetësisë është fuqi e lartë dhe një e drejtë themelore nga e cila askush nga shtetet anëtare nuk do hiqte dorë. Kjo do të thotë që përveçse të toleroj “shitësit” e pasaportave, BE nuk mund të bëjë praktikisht asgjë për të zgjidhur problemin./Er.Ca/Fjala.al

Të fundit

Luftoni sikur demokracia jonë varet prej saj

Bordi editorial është një grup gazetarësh opinioni, pikëpamjet e të cilëve informohen nga ekspertiza, kërkimi, debati dhe disa vlera...

Një javë para zgjedhjeve, partitë e reja artikulojnë zgjedhje të parakohshme

Vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 11 majit, retorika politike po ashpërsohet dhe skenari i zgjedhjeve të parakohshme është kthyer në...

Vaji i ullirit mbetet sërish stok, eksportet bien 75% për periudhën janar-mars

Eksportet e vajit të ullirit vijojnë të mbeten në sasi të ulëta për këtë vit, duke reflektuar vështirësitë e sektorit. Për muajt janar-mars 2025 sipas...

Shtatë pikat kyçe të marrëveshjes midis Ukrainës dhe SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ukraina kanë nënshkruar një marrëveshje, sipas së cilës Uashingtoni do të ketë qasje në disa nga burimet natyrore...

Luhaten monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 2 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.3 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV