Zyrtarisht 1 milion viktima, ky është bilanci i shkaktuar nga pandemia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të dhënat janë shpërndarë nga universiteti John Hopkins, një nga institutet kryesore që mbledhin të dhënat nga çdo vend i prekur nga COVID-19.

Pandemia tashmë ka shkaktuar zyrtarisht më shumë se një milion viktima në të gjithë botën.

Prej muajit janar,  kur zyrtarisht filluan të qarkullonin të dhënat e para, virusit i janë dashur

24 javë për të arritur 500 mijë viktima, shënuar më 28 qershor. Kjo shifër sapo është dyfishuar, por në një kohë të përgjysmuar, 13 javë.

Shtetet e Bashkuara, me më shumë se 205 mijë viktima, mbulojnë rreth 20% të vdekjeve globale, ndërkohë që shifrat e përhapjes po ngrihen gjithmonë e më shumë edhe pse janë ulur format më të rënda.

Për herë të parë nga qershori banorët e Nju Jork kanë shënuar të shtunën e javës që lam pas 1 mijë të infektuar në vetëm një ditë.

Situata mbetet e rëndë në Meksikë, Brazil dhe Indi, ku përllogariten rreth 1 mijë të vdekur në ditë, por edhe vende që më parë nuk dukeshin problematikë, si Argjentina dhe që ditët e fundit ka një nga ritmet më të larta të rrezikimit nga koronavirusi.

Në Europë, situata po njeh rritje të vazhdueshme, veçanërisht në Britaninë e Madhe, Spanjë dhe Francë, vende që po përgatiten, në qoftë se trendi nuk ulet, për mbyllje të tjera. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV