Aksioni i Europol-it shtrihet dhe në Shqipëri, arrestohen 166 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është bërë pjesë e një operacioni ndërkombëtar të organizuar nga EUROPOL në të cilin u arrestuan 166 persona.

Sipas EUROPOL 390 000 persona dhe 44 000 automjete hynë në ‘sitën’ e kontrollit në vendet ndërkufitare, të dyshuara për trafik kriminal.

Ky operacion zgjati 4 ditë dhe kishte si qëllim trajtimin e imigracionit të paligjshëm dhe trafikimin e armëve të zjarrit dhe drogës.

17 persona akuzohen për trafikun e armëve të zjarrit, 73 për kontrabandimin e emigrantëve, 37 për trafik droge, 12 persona u arrestuan për dokumente të falsifikuara.

Policia sekuestroi 51 armë të llojeve të ndryshme dhe 47 kilogramë të një shumëllojshmërie droge.

Operacioni bashkoi: Shtetet Anëtare të BE: Austri, Bullgari, Kroaci, Qipro, Danimarkë, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Irlandë, Itali, Hungari, Letoni, Lituani, Luksemburg, Holandë, Poloni, Portugali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi.

Shtetet jo anëtare të BE-së: Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovina, Kosovë, Moldavi, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina, Shtetet e Bashkuara. Agjencitë e BE-së: Europol, Eurojust, Frontex Partnerë ndërkombëtarë dhe institucionalë: INTERPOL, UNODC, PCC-SEE, CCËP, PA / 2019 kundër luftës ndaj krimit të rëndë dhe të organizuar në Ballkanin Perëndimor, SEESAC. 8838 oficerë të zbatimit të ligjit ishin të përfshirë në operacion dhe përfshinin oficerë policie, roje kufitare tokësore, detare dhe ajrore dhe agjentë doganorë./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Ndeshja nuk mbaron kurrë! Interi nuk vdes kurrë, barazon në minutën e fundit

Përballja mes Interit dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League duket sikur nuk do mbarojë asnjëherë. Pas spektaklit në...

‘Buf kënete’, ‘çyryk’, Rama komenton gjuhën në fushatë: Epo, mua më mbetet satira!

Kryeministri Edi Rama flet në Report Tv edhe për tonet e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, etiketimin e Sali Berishës si buf...

Schmidt në OKB: Bosnja, në krizën më të thellë që nga Marrëveshja e Dejtonit

Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, duke paraqitur raportin gjashtëmujor para Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Bosnje,...

“Këta të PS dalin natën me makina të huaja”, Gjin Gjoni: Janë njerëz të armatosur

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN me Loneta Progni ku...

Sa mandate mendon Rama se do marrë PS? Kryeministri: Na duhet diçka tjetër…

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Report Tv në Repolitix flet për integrimin në BE, ndërsa thekson se vetëm PS mund ta ulë Shqipërinë...

Lajme të tjera

Web TV