Bayern vuan por rrëmben një tjetër trofe, Atalanta Ieksione Lazios

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bayerni i Mynihut vijon të bëjë atë që di të bëjë më mirë nën drejtimin e Hanzi Flick: Të fitojë ndeshje dhe trofe. Kampionët e Gjermanisë dhe Europës mposhtën Dortmundin në finale e Superkupës së Gjermanisë në një sfidë spektakolare. Tolisso dhe Muller shënuan fillimisht për bavarezët, por që më pas u barazuan nga Brand dhe Haland. Por kur dukej se gjithçka po shkonte drejt shtesave, Kimmich realizoi një gol që u devijua me fat në rrjetë por ishte i merituar falë një aksioni spektakolar nga gjermani. Kështu Bayern Munchen rrëmbeu edhe një tjetër trofe me Hanzi Flick në krye, Një skuadër për tu marrë shembull.

Atalanta vazhdon të dhurojë spektakël, dhe shfaqja e radhës ishte ndaj Lazios. Zikaltrit e Bergamos morrën fitoren e dytë radhazi. Sfida përfundoi 1-4 me protagonist Alejandro Gomez. Gjithçka thuajse u mbyll në 45′ e para, edhe pse skuadra e Inzaghit gjeti golin e parë që mund të rindizte sdën në pjesën e dytë, me anë të Caiceco, që mori vendin e Correa i cili u dëmtua përpara sdës.

Por ishte kapiteni i ekipit bergamask ai që dy herë nuk fali brenda zonës së rreptësisë, teksa mposhti Strakoshën. Gosens dhe Hateboer ishin shënuesit e dy golave të tjerë që vulosën triumfin e madh në “Olimpico”

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Shqipëria drejt Europës/ Fletët e votimit në Zapod të Kukësit shpërndahen me mushka

Në zonën malore të Zapodit, në Bashkinë Kukës, procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11...

Parashikimi i motit për sot, 11 maj 2025

Do të vijojnë masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa duke sjellë në territorin Shqiptar mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të shpeshta të...

“El Clasico” e së dielës/ Superkompjuteri, asnjë shans për Realin e Madridit

“El Clasico” e së dielës është praktikisht një finale, veçanërisht nëse Barça fiton. Të besuarit e Ançelotit do të synojnë të sulmojnë në “Montjuiç”...

Asnjë votë për dorën që godet edhe të vetët

Ardit Rada Këtë të diel, shqiptarët do të votojnë për një parlament të ri. Në këtë garë merr pjesë edhe një figurë e errët e...

Shqipëria voton/ 3.7 milionë shqiptarë zgjedhin sot parlamentin e ri

3 713 761 milionë shtetas shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, nga të cilët 114,642 votues për herë të parë do t’i drejtohen këtë të...

Lajme të tjera

Web TV