Vllaznia nënshkruan edhe me Abdurrahman Fangajn, mbrojtësi, për 3 sezone kuqeblu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-mbrojtësi i djathtë i Laçit kthehet tek klubi i vendlindjes me një kontratë 3-vjeçare. Ndonëse trajneri Tomas Brdariç pati pohuar para 10 ditësh në një intervistë të posaçme për RTSH Sport se grupi aktual i lojtarëve ishte grupi përfundimtar me të cilin do të përballonte sezonin, Vllaznia nuk ndalet në merkato dhe të mërkurën në mbrëmje ka bërë të ditur një tjetër përforcimi të rëndësishëm. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Vllaznia ka njoftuar se ka bërë realitet edhe një tjetër firmë në kontratë.
“Drejtuesit e klubit, në përpjekje për të ndërtuar një ekip cilësor, vijojnë edhe punën për rikthimin e futbollistëve të talentuar shkodranë që kanë luajtur me ekipet e tjera”, – shkruan klubi kuqeblu në postimin që më tej, vijon: “Dhe i radhës që rivishet kuqeblu është mbrojtësi Abdurrahman Fangaj. Pas disa sezonesh aktivizimi në radhët e Laçit, tashmë 23-vjeçari do të jetë pjesë e Vllaznisë.” Klubi i Vllaznisë ka sqaruar edhe gjendjen e futbollistit, i cili, sidoqoftë nuk do të jetë menjëherë në dispozicion të trajnerit gjerman për gjysmën e parë të sezonit.
“Lojtari është në fazën e rikuperimit pas një ndërhyrje kirurgjikale që ka bërë kohët e fundit dhe për këtë arsye ka firmosur një parakontratë me klubin tonë e cila do të hyjë në fuqi në janarin e vitit të ardhshëm’, – ka sqaruar më tej klubi i Vllaznisë në postimin e tij, duke shtuar se me Fangajn është rënë dakord që ai të jetë pjesë e skuadrës kuqeblu për 3 sezonet e ardhshme.
Mbrojtësi që luan kryesisht në krahun e djathtë, por përshtatet edhe anë atë të majtë, ka spikatur në 14 ndeshjet që luajti për Tërbunin e Pukës në sezonin 2015-2016, kur ishte vetëm 18 vjeç, duke vijuar të bindë në 102 ndeshje në 4 sezonet e fundit me fanellën e Laçit, ndërsa ka veshur edhe fanellën e Shpresave kuqezi.

Të fundit

Arrest me burg për tre të rinj nga Kamza, u kapën me armë në Sarandë

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të rinj nga Kamza, të ndaluar...

Rama: Forcat xheniere nuk largohen pa hequr mbeturinën e fundit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar teksa në Theth po zhvillohet aksioni për shembjen e godinës së fundit. Banorët po bëjnë rezistencë, por Kryeministri thotë se...

Gjesti fisnik i Alcaraz ndaj princeshës Kate befason Britaninë

Carlos Alcaraz dështoi ta ruante titullin e tij në Wimbledon, duke humbur në finale ndaj italianit Jannik Sinner. Megjithatë, sjellja e tij pas humbjes...

Ulsi Manja pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Drejtësisë së Ukrainës

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, priti sot në Tiranë Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Drejtësisë së Ukrainës, Olha Stefanishyna, në një takim që konfirmon partneritetin...

40-vjeçari Luka Modric mbërrin në Milano, fjalët e tij të para janë super emocionuese

Pas 13 vitesh ku mbajti veshur fanellën e Los Blancos, Luka Modric vendosi të transferohet në kampionatin Italian te Milani, ndërsa ka zbarkuar në...

Lajme të tjera

Web TV