“Go East…!” Vasil Shkurtaj lë Superioren për Ligën e dytë të kampionatit kinez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vazhdon eksodi i futbollistëve shqiptarë drejt kampionateve të tjera, me Kosovën si destinacion parësor, por edhe me Turqinë dhe me një tjetër “adresë” të pazakontë, siç është Kina.

Pas Jahmir Hykës, edhe Vasil Shkurtaj, një ndër lojtaret më të mirë të kampionatit shqiptar,  firmosi të mërkurën në nivelin e dytë të Kampionatit Kinez të Futbollit, në Ligën e dytë kineze, me ekipin e Xhiang-xi Lian-shengut.

Kështu, Vasil Shkurtaj ka nënshkruar në Kinë prej më shumë se dy javësh dhe është në pritje të vizës për të fluturuar drejt Azisë.

Sulmuesi është bindur nga oferta e bërë prej skuadrës së Xhiang-xi Lian-shengut, që tanimë e pret sulmuesin. Bëhet fjalë për një klub të ligës së dytë, kategori ku luajnë edhe të tjerë shqiptarë si Albi Alla dhe Jahmir Hyka.

Sulmuesi vlonjati shënoi 22 gola në Kategorinë Superiore vjet me Kukësin, duke u renditur i dyti pas amerikanit Kirian Nuabueze dhe tani do të provojë një përvojë të re në Kinë.

Veç Shkurtajt, një tjetër lojtari i larguar nga Kukësi është drejt gjetjes së skuadrës së re. Bëhet fjalë për Enis Gavazajn, i cili doli nga planet e drejtuesve të verilindorëve dhe para pak ditësh u zyrtarizua edhe largimi i tij.

Në Kosovë raportojnë se futbollisti nga Prizreni është drejt kalimit te Prishtina, që ka marrë nga Superiorja edhe Gentian Muçën./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Kancelari Merz reagon për tarifat e Donald Trump

Kancelari gjerman Friedrich Mertz ka paralajmëruar se kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave 30% ndaj produkteve evropiane do të godiste...

“Milani është bërë barcaleta e Italisë!” Nisin sulmet ndaj pronarit të “Djallit”

Komentet negative kundër drejtuesve të Milanit, pengesat në merkato nuk po kalojnë pa u vënë re: atmosfera është e tensionuar. Merkato është një vend ideal...

Lajme të tjera

Web TV