Kadilli: Si jemi sjellë unë dhe Jozefina me Partinë Demokratike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga personazhet më të komentuar në Partinë Demokratike është Jozefina Topalli. Gruaja që arriti deri kryetare e kuvendit dhe nënkryetare e Partisë Demokratike është më larg se kurrë nga PD. I pyetur për këtë largim për shkak të kritikave Fatbardh Kadilli bëri një paralelizëm të Topallit me veten e vet. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Kadilli tha se qendrimi i Topallit dhe i tij ka ndryshime të mëdha.

Basha nuk ka përjashtuar njeri. Po të marrësh rastin e Jozefina Topallit u zëvëndësua nga Romeo Gurakuqi që ishte një person publik. A të pëlqen Jozefina apo Romeo kjo është subjektive.

Bëjmë një dallim kokë për kokë. Unë anëtar kryesie, ajo anëtare kryesie. Unë nuk isha kandidat, ajo nuk ishte kandidate. Kishte shijuar pushtet nga PD, kishte punuar për PD-në, kishte marrë dhe të mirat e pushtetit. Nuk ishte në listë, nuk isha në listë. Unë nuk dola të bëj konferencë shtypi të them mos votoni Partinë Demokratike.

Këtë nuk e bën dot një politikan solid. Edhe unë isha i pakënaqur, është krejt normale. Isha sekretar i burimeve njerëzore. Nuk ka ndodhur në historinë që sekretari të mos jetë deputet. Katër mandate ka mbajtur ai që ka qenë paraardhësi im. 

Nuk ka nevojë as Jozefina, as Sali Berisha për mandate deputeti, ai që është politikan e bën politikën vetë. Pse karrierë është politika? E sqaroi shumë bukur Berisha gjatë një interviste kur tha që politika nuk është karrierë është betejë. Betejën nuk e kishte me Lulzim Bashën, garën brenda vetes mund ta kishte por betejën e kishte me Edi Ramën.

Gjërat kanë sekuencë. Deklarimi i zonjës Topalli ishte më parë. Në PD ka më shumë demokraci se në PS/Jo.Be/Fjala.al

Lexo edhe :  Konflikti në Vlorë, reagon Rama: Jo vetëm pezullim nga detyra...

Të fundit

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Vëzhgimi veror: Stacione plazhi pa vrojtues, pa mjete dhe pa kulla

Fiks Fare ka bërë një vëzhgim nga veriu në jug, në dhjetëra stacione plazhi, për të parë nëse zbatohen kriteret për vendosjen e kullave...

Putin fajëson Ukrainën për mungesën e progresit të bisedimeve

Presidenti rus Vladimir Putin, të premten, e zhvendosi përgjegjësinë tek Ukraina për mungesën e përparimit në negociatat për t’i dhënë fund pushtimit rus të...

Aksionet evropiane shënojnë rënien më të madhe që nga prilli

Aksionet në të gjithë Evropën u mbyllën më poshtë të premten, ndërsa investitorët globalë vlerësuan se si fushata e tarifave e presidentit Donald Trump...

Lajme të tjera

Web TV