Morena Taraku shfaqet me veshjen e shtrenjtë (FOTO)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, vazhdon të jetë shumë e ndjekur në rrjetet sociale.

Bukuroshja, e cila prej vitesh është zhvendosur në Turqi, ndan me fansat imazhe e video të ndryshme.

Ajo së fundmi publikoi disa poza atraktive para pasqyrës, në të cilat u shfaq e veshur me një palë xhinse blu.

Këto xhinse me disa elemente të markës Gucci kanë një vlerë të madhe dhe sipas faqes “What They Wearin” kushtojnë 485 euro.

https://www.instagram.com/p/CFuvSbHgbDJ/?utm_source=ig_embed

Ndërkohë takat kafe të markës Bottega Veneta kanë një vlerë po ashtu të madhe dhe kushtojnë 990 euro. Ka.Li/fjala.al