Papa Françesku refuzon të takohet me Pompeon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vatikani nuk pranon politikanë gjatë fushatës zgjedhore. Vatikani ka thënë se kishte refuzuar kërkesën nga Mike Pompeo për tu takuar me Papa Françeskun ndërsa akuzoi Sekretarin e Shtetit për përpjekje për të tërhequr Kishën Katolike në zgjedhjet presidenciale të SHBA duke denoncuar marrëdhëniet me Kinën.

 Përplasjet erdhën pasi Pompeo akuzoi Kishën këtë muaj për vënien në rrezik të “autoritetit të saj moral” duke rinovuar një marrëveshje me Kinën mbi emërimin e peshkopëve.

 Pompeo, i cili ishte në Romë të Mërkurën dhe do të takohej me zyrtarët e Vatikanit të Enjten, përsëriti denoncimet e tij mbi rekordin e Kinës mbi lirinë fetare në një ngjarje të organizuar nga ambasada e SHBA në Selinë e Shenjtë.

 Dy diplomatët e lartë të Vatikanit, Sekretari i Shtetit Kardinali Pietro Parolin dhe Ministri i Jashtëm Kryepeshkop Paul Gallagher, thanë se Françesku kishte refuzuar një kërkesë nga Pompeo për një takim, pasi Papa i shmang takimet me politikanët përpara zgjedhjeve.

Zyrtarët në Selinë e Shenjtë thonë se marrëveshja nuk është e përsosur, por e quajnë atë një hap përpara.

Parolin dhe Gallagher i cilesuan kritikat publike të Pompeo si një “surprizë”, që erdhën pak para vizitës së tij të planifikuar.

“Normalisht kur jeni duke përgatitur këto vizita midis zyrtarëve të nivelit të lartë, ju negocioni agjendën për atë për të cilën do të flisni privatisht, në mënyrë konfidenciale. Është një nga rregullat e diplomacisë, ”tha Gallagher.

Këtë muaj, ka pasur shumë polemika. Pompeo u shpreh se Vatikani dhe Kisha Katolike po rrezikonte autoritetin e saj moral duke rionvuar marrëveshjen me Kinën sa i përket emërimit të peshkopëve. 

Të fundit

Qeveria italiane shtyn BE-në për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

Përshtatur në shqip, artikull i La Repubblica Komisioni Europian mbështet presionin e Italisë dhe është i gatshëm të përshpejtojë zbatimin...

Itali, dhjetë të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor

Numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali që nga fillimi i vitit u rrit në dhjetë pasi një grua 93-vjeçare...

Vëzhgim: Autostradat pa destinacione të shqiptarëve

Nga Leonard Veizi Në fundjavë, njeriu kërkon të gjejë ca orë prehje. Ndaj niset për të kapur, o ndonjë majë mali, ose ndonjë buzë përroi....

Fruti antioksidues i verës që i bën mirë zemrës dhe përmirëson gjumin

Një nga frutat më të shijshme të verës, qershitë  kanë veti që i bëjnë ato thelbësore në dietën tonë. Ato zvogëlojnë inflamacionin, përmirësojnë gjumin, rrisin...

Emma Tucker, kryeredaktorja e Wall Street Journal që e bëri Trumpin të dridhej?

Nga Monica Ricci Sargentini, Corriere della Sera Në krye të gazetës që nga viti 2022, ajo imponoi një modernizim që shkaktoi një revoltë midis gazetarëve....

Lajme të tjera

Web TV